Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e pronave të Klement Balilit, ndaj të cilit është duke u zhvilluar një proces gjyqësor te Krimet e Rënda.
Mes pasurive që kërkohet konfiskimi është edhe hoteli luksoz “Santa Quaranta” dikur Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë.
Mbi Balilin rëndojnë disa akuza si: “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
Pronat që iu sekuestruan Balilit janë: Truall me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës.
Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.
Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.
Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria per Krime te Renda ne perfundim te hetimit te procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili, i cili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”; ka paraqitur kerkesen per konfiskimin e pasurive te meposhtme:
Truall me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës.
Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.
Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.
Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.
(E.K/FAXWEB.AL)