Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës ku dy fëmijëve të cilët janë motër e vëlla të iu ka plasur në duar një granatë që sipas deklaratës së policisë, ata kanë qenë duke luajtur.
Burime bëjnë me dije se njëri nga të miturit ka ndërruar jetë në Spitalin e Bulqizës ndërkohë e mitura është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj të Fushë Bulqizës.
Mësohet se dy të miturit janë motër e vëlla, përkatësisht djali i cili ka humbur jetën është i moshës 11 vjeç ndërkohë vajza 9-vjeçe.
Informacion paraprak
Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)