Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i vranët, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në disa qarqe të vendit.
Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia (ndonëse mjaft e vogël) që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e sotme pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 22 °C
në vendet malore: 5 / 12 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në zonat malore të territorit.