04:31 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tremben ata që gëlltitën çorbë, por s’ka shpëtim”, Moisiu: Pse Meta duhet të ndërhyjë në zgjidhjen e krizës!

07:39 | 06/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-Presidenti Moisiu: Mungon vullneti, BE nuk po ofron zgjidhje rrënjësore të krizave

Ish-Presidenti Alfred Moisiu vazhdon të prononcohet duke dhënë ide për zgjidhjen e ngërçit që ka mbërthyer vendin, teksa në “Provokacija” të Mustafa Nanos ka folur “pa dorashka”.

Moisiu thekson se po të ishte krijuar njësia anti-korrupsion që godet politikanët e korruptuar, e njohur si SPAK, Shqipëria nuk do të kishte krizën aktuale politike.

“Arsye kanë shumë për t’u trembur. Trembet ai që ka “gëlltitur lugën e çorbës”. Unë e quaj gjë shumë të mirë SPAK-un por po vonohet. Po të ishte bërë SPAK-u siç ishte parashikuar, edhe këtë krizë që prodhuam tani nuk do të kishte ndodhur sepse elementët që prodhuan krizën do ishin larguar nga politika për dëmet që i kanë bërë këtij vendi. janë të interesuar shumë ta vonojnë, pra t’i vënë stërkëmbëshat. Ata duan të mbrohen, por unë them nuk kanë shpëtim”, tha ai.

Ai sërish i ka dërguar “selam” Presidentit Ilir Meta, duke nënvizuar se duhet të jetë ai kryenegociatori që sipas detyrimit kushtetues duhet të ulë liderët e politikës në tryezë për dialog.

“Nuk ka krizë që nuk ka zgjidhje. Kushtetuta e detyron Presidentin, i cili përfaqëson unitetin e popullit. ani unë dy herë i kam bërë thirrje presidenti dhe nuk prisja përgjigje direkte por prisja një përgjigjje indirekt që t’i bëhet ftesë palëve dhe jam kritikuar për këtë nga rrjetet sociale. Unë e di situatën dhe i di edhe rrethanat. Unë them që një njeri që ka marrë përsipër një detyrë duhet të bëjë çmos për t’ia dalë mbanë. Ai ka vështirësitë e tij në këtë punë dhe unë e kam përshëndetur zgjedhjen e tij si president pikërisht sepse gjykoja se ai njeri ka një formim politik të hershëm të gjatë dhe të suksesshëm. Ka aftësinë për t’u marrë vesh ke dy palët dhe mund ta arrinte këtë punë”, thekon Moisiu.

“Por kjo është një vetëvrasje politike e asaj pjese politike që e ndërmori këtë punë. Por tani duhet sinqeritet dhe vullnet për ta zgjidhur. Tani kjo pse nuk mund të hyjë më në Parlament dhe kjo gjë dihet. Por zgjedhjet vendore janë një provë dhe duhet një dialog para zgjedhje vendore që të përgatitet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe them se mund të ketë rezultat nëse duan sigurisht. Nëse nuk duan dhe duan destabilizim atëherë dalim tek një fjalë e vjetër që thotë ‘ujku do mjegull”, tha ish-Presidenti më tej.

Si për të treguar se është i pastër dhe i papërlyer në korrupsion, Moisiu tha se banon prej 47 vitesh në të njëjtën banesë ndryshe nga politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët.

“Në atë shtëpi kam 47 vjet që banoj. Nuk doja unë që të kisha vilë dhe shtëpi luksoze? Kur sot, deputetë jo më ministra, por edhe drejtorë që kanë vila dhe atje. Shiko edhe Vettingun, prokurorë dhe gjyqtarë që thonë këtë ma ka dhënë daja, këtë ma ka dhënë xhaja. Si nuk na u gjet ne një dajë dhe një xhajë kaq bujar?! Është abuzuar në mënyrë galoponte”, u shpreh ai.

 

Etiketa: Alfred Moisiuzgjidhja e krizes
Pas

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

Para

Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë: Mposhti dhe serben

Para
Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë: Mposhti dhe serben

Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë: Mposhti dhe serben

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.