Një familje me 8 anëtarë është shuar pasi dy kryefamiljaret e çuan makinën e tyre me qëllim drejt fundit të një shkëmbi.
Shkëmbi ishte rreth 30 metra i lartë dhe raportohet se partneret kryen vrasje-vetëvrasje.
Jennifer Hart dhe partnerja e saj, Sarah, të dyja 38 vjeç, vranë gjashtë fëmijët e tyre dhe veten pasi kishin kërkuar në internet në lidhje me vetëvrasjen.
Sipas jurisë në gjykatë, të dyja gratë u nisën drejt shkëmbit në Mendocino, Kaliforni, me një shpejtësi prej 90mph, marsin e kaluar.
Fëmijët që humbën jetën tragjikisht ishin, Markis, 19; Ana, 16; Devon, 15; Jeremia, 14; Abigail, 14; dhe Ciera, 12.
Trupi i Devon-it nuk është gjetur kurrë.