10:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet video/ Si e paralajmëroi vrasjen e tij Astrit Bilali: E pash qysh kur doli te kthesa….

11:32 | 06/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga atentati ndaj Lulzim Kullës, te përplasja mes Licajve dhe Bajrave. Atentatet që tronditën kryeqendrën e Veriut

Ibrahim dhe Astrit Bilali, dy viktimat e atentatit

Emisioni “JAVA në RTSH” solli mbrëmjen e së premtes një analizë mbi situatën e rendit publik në Shkodër, por edhe materiale ekskluzive.

Referuar vrasjes së dy vëllezërve, Astrit dhe Brahim Bilali, gazetari Artan Hoxha solli për herë të parë një material video, ku njëri prej viktimave duket se e paralajmëron vdekjen e tij.

Bëhet fjalë për Astrit Bilalin, i cili ka filmuar vetë një komunikim me dëshmitarin e vrasjes së 14 Nëntorit 2018, i cili thotë se kishte parë skenën, dhe autorin që largohej me motor.

“Në video është zëri i Astrit Bilalit që flet me një dëshmitar i cili ka parë motorin dhe vrasësit e atentatit të 14 nëntorit 2018 në Shkodër. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatos Ferracakut 41 vjeç dhe plagosjen e Fatmir Mehajt 49 vjeç.

Autorët ishin dy persona me motor dhe të maskuar me skafandër. Video është realizuar nga vet Astrit Bilali, i vrarë më 30 mars 2019” – tha gazetari investigativ Artan Hoxha teksa shtoi se Bilali ka komunikuar disa herë me të në lidhje me vrasjet në Shkodër.

Ndërkohë që për analistin Lorenc Vangjeli, beteja për rendin publik dhe sigurinë në vend është një akt që nuk mund të kryhet vetëm nga policia apo dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

“Krimi nuk është kronikë e zezë, është politikë. Ndarja me të dhe ndëshkimi i tij nuk bëhet me kallashnikovët e policisë, por kërkon një përgjigje politike. Kërkon një vullnet në 360 gradë të të gjithë aktorëve dhe faktorëve publikë në vend dhe një përgjigje proporcionale dhe me të gjitha mjetet në dispozicion ndaj potencialit gjithmonë e më në rritje të këtij lloj krimi, që e ka nisur rrugën nga pozitat e shërbëtorit dhe tani po sillet si zot”- shtoi Vangjeli.

Emisioni ‘Java në RTSH’ përcolli edhe mesazhet e klerikëve të Shkodrës, imzot Angelo Massafra, imam Muhamet Sytari dhe At Nikolla Petani. Tre klerikët u shprehen se është e pafalshme për shqiptarët të jetojnë në këtë situatë dhe se vetëm përmes bashkimit e keqja mund të zhduket.

Mbi këto komente, analisti Preç Zogaj theksoi se pa komunitetet fetare, e keqja do të ishte më e madhe.

“Klerikët përcjellin rëndësinë e paqes dhe vlerën që ka vetë jeta e njeriut. Unë besoj se mesazhet e tyre do të reflektohen në të gjithë shoqërinë”. 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=pHUbLVWHy0w

Etiketa: Astrit Bilaliparalajmeroi vrasjen e tijVRASJET NE SHKODER
Pas

Kur prostitucioni lejohej me ligj në Shqipëri, dokumenti: Çdo k*rvë duhet të regjistrohet dhe kontrollohet

Para

Departamenti Amerikan i Shtetit, Kuvendi i Shqipërisë dhe droga në mes!

Para
Deklaratat e Tahirit, s’përmbahet Luan Rama:  Ku të përdhunuarat gjykohen, me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Departamenti Amerikan i Shtetit, Kuvendi i Shqipërisë dhe droga në mes!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Tiranë/ Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari! 2 të tjerë në kërkim

Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë

Vrasja në Klos, policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.