13:03 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E quajti Zërin e Amerikës kazan, Biberaj i përgjigjet Ramës: Është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar…

21:51 | 06/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E quajti Zërin e Amerikës kazan, Biberaj i përgjigjet Ramës: Është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar…

Drejtori për Europën dhe Azinë i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, i është përgjigjur  deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bërë disa kohë më parë, duke e etiketuar edhe Ërin e Amerikës  si kazan.

Biberaj shprehet se Rama po qeveris i pasfiduar edhe pse qeverisja është e dobët dhe korrupsioni është përhapur thellë.

Ai e konsideron kryeministrin e Shqipërisë, një njëri autoritar, të korruptuar dhe jo transparent, duke shtuar ndër të tjera se Rama ka minuar institucionet e pavarura dhe gjyqësorin e ka mbushur me njerëz besnikë, duke përdorur reformën në drejtësi.

Biberaj i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi që ka mbajtur në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës ‘Dielli’, ku ka komentuar edhe situatën e shtypit në Shqipëri, duke thënë se me ardhjen e Ramës në pushtet është bërë më pak i lirë dhe më pak i pavarur.

Një pjesë e deklaratës së Biberajt:

Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.

Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjerë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent.

Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën.

Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë.

Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.”

(F.GJ/FXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaelez biberajkazanzeri i amerikes
Pas

Pas vetëvarjes së nënës së 3 fëmijëve, një tjetër person i vë flakën vetes. Çfarë po ndodh sot në Berat

Para

Pas largimit të Ndreut, Kukësi me trajner të ri. Zbuloni kush e zëvendësojë ish-teknikun

Para
Pas largimit të Ndreut, Kukësi me trajner të ri. Zbuloni kush e zëvendësojë ish-teknikun

Pas largimit të Ndreut, Kukësi me trajner të ri. Zbuloni kush e zëvendësojë ish-teknikun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Truall, biznes dhe makina/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë në Angli (EMRI)

“U lejua mbjellja e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis”, Berisha: Në vit elektoral, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge

Spiropali në Forumin Ndërkombëtar për Paqen e Sigurinë në Kosovë: Gratë, forcë transformuese për paqen dhe sigurinë në rajon

“Treni bullgar” në Peqin, prokuroria i kthen përgjigje PD-së: Po hetojmë!

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.