Pas postimit të një video në Instagram nga ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku ky i fundit shihet duke kënduar dhe kërcyer në një nga klabet e Tiranës dy ditë më parë, të shumta kanë qenë komentet edhe reagimet kundër tij.
Një ndër ta është edhe kryeministri Berisha, i cili ditën e sotme përmes një postimi, në rrjetin social Facebook është shprehur se “Super narkoministri i Norieges, skafoministri… pret duke sfiduar me ahengje dhe orgji vendimin e narkogjykates se Edvinit”.
Postimin, Berisha e ka ilustruar edhe me një video, ku ironizon veprimin e ish ministrit përmes vargjeve: “Kjo qeli po më mungon….”. Sipas Berishës, të shumtë janë qytetarët “të cilët mendojnë se vendi i tij esht ne qeli.”
Kujtojmë se ish ministri Tahiri është në proces gjykimi, për akuza shumë të rënda kundër tij, si kultivim dhe bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mirëpo mesa duket pavarësisht këtij fakti, asgjë nuk e ka penguar të sfidojë hapur drejtësinë përmes postimit të kësaj video.
Postimi i plotë:
Super narkoministri i Norieges, skafoministri qe u dha makinen me targen dhe pronesine ministrore dhe skafin e tij famozve Habilaj dhe qe me Noriegen, te cilin e mbane penge me Xibraken, mbuluan Shqiperine ne kanabis, pret duke sfiduar me ahengje dhe orgji vendimin e narkogjykates se Edvinit por qytetaret mendojne ndryshe per te.Ata mendojne se vendi i tij esht ne qeli. Ndiqni videon. sb