19:28 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tragjedia në familjen me 8 anëtarë në Pukë/ Vdes çifti i bashkëshortëve, si shpëtuan fëmijët dhe gjyshërit

07:13 | 08/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia në familjen me 8 anëtarë në Pukë/ Vdes çifti i bashkëshortëve, si shpëtuan fëmijët dhe gjyshërit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pukë. Një shtëpi është djegur duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj përkatësisht 40 dhe 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg, rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne. Ndërkohë, flakëve kanë mundur t’ju mbijetojnë fëmijët e çiftit të cilët kanë mbetur të lënduar, si dhe dy gjyshërit e familjes.

Katër fëmijët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar, ndërsa më i madhi prej tyre, i moshës 12 vjeç, ka mundur të nxjerr nga shtëpia edhe gjyshen e paralizuar.

Sipas burimeve, bashkëshortët Petrit dhe Dava Ndoj kanë qenë duke fjetur gjumë në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri.

Alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë, Pal Ndue Gjoni i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. 82 vjeçari me bashkëshorten e paralizuar që po flinin po ashtu në katin e dytë të banesës, kanë arritur të dalin pa dëmtime.

Trupat e pajetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Fushë Arrëzit, të cilët janë përpjekur për rreth 2 orë të shuajnë flakët.

Ndërkohë në banesën e familjes ka qenë në orët e para të mëngjesit dhe Kryetari i bashkisë së Pukës Gjon Frroku.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 08.04.2019,  rreth orës 03.45 në Pukë,  në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit  P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja  D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e  Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje  për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit

/Faxweb.al

Etiketa: familja ndojfamilja ne pukepetrit dhe dava ndojshkumbohet banesa ne puke
Pas

Horoskop/ Cilat janë disa nga shenjat, meshkujt e të cilave mund t’ju tradhtojnë “pa një pa dy”

Para

Probleme me lekët? Ja çfarë parashikojnë yjet për sot, e hënë 8 Prill 2019

Para
HOROSKOPI. 16 GUSHT 2018

Probleme me lekët? Ja çfarë parashikojnë yjet për sot, e hënë 8 Prill 2019

Discussion about this post

 



Të Fundit

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.