Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e nesërme do të shpallë listën shumemërore për moszgjedhjen e 8 kandidatëve nga radhët e PD dhe LSI, për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit.
Bëhet fjalë për deputetet e qarkut të Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Durrësit, Lezhës dhe Vlorës.
Ndërkohë që ndër personat që ka refuzuar mandatin është edhe këshilltarja aktuale e presidentit Ilir Meta, Brunilda Paskali.
Brunilda Paskali ka qenë zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë gjatë periudhës tetor 2013 deri në gusht 2015.
Lista e plotë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 09.04.2019, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt – vendimeve:
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Arvit Bushati, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Kristiano Koçibelli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Lorenc Danaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Shkëlqim Fortuzi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Luigj Gjergji, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Klajti Reçi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Korçë, znj. Brunilda Paskali, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Elbasan, znj. Edlira Çekrezi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.