17:53 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Fehmi Petku

09:14 | 09/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i Apelit të Krimeve të Rënda para KPK: Ngec me pasurinë dhe me konfliktet e interesit

Është shkarkuar kreu i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku, ky ka qenë vendimi i dhënë para pak minutave në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Shkarkimi i Petkut erdhi për shkak se kryegjyqtari nuk justifikoi pasurinë, si dhe kishte probleme me pastërtinë e figurës.

Çfarë u konstatua në KPK:

Gjatë seancës, trupa gjykuese relatoi se vetë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar se Petku ka probleme me pasurinë sepse ka mungesë të burimeve të ligjshme dhe ka kryer deklarim të rremë. Në një përfundim të njëjtë doli edhe KPK pas hetimit të thelluar që kishte kryer për pasurinë e kryetarit të Apelit për Krimet e Rënda. Sipas trupës gjykuese, ai ka pasuri në pjesë takuese: Truall 272 m2 blerë nga babai i tij; 1/4 e një banesë të ndërtuar në këtë truall; 1/4 e një sipërfaqeje 700 m2; 1/4 e një sipërfaqeje 2000 m2; 1/4 truall 16 mijë m2 blerë nga babai në 1996. Duke qenë se këto pasuri Fehmi Petku i ka trashëguar nga i ati i tij, hetimi i komisionerëve të vetingut u shtri deri tek pasuria e babait.

Në fund, KPK arriti në përfundimin se Petku ka mungesë të burimeve të ligjshme dhe se nuk e justifikon dot pasurinë e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti si dyshim dje në seancë dëgjimore se kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda mund të ketë favorizuar bosin e firmës piramidale “Vefa Holding”, Vehbi Alimuça. Nga hetimi i KPK rezultoi se familja Petku kishte kryer një transaksion prej 520 mijë dollarësh në vitin 1996 me firmën piramidale “Vefa”. Por konflikti i interesit nis në momentin që Petku ka qenë anëtar i një trupe gjykuese në një proces gjyqësor, ku palë ka qenë edhe Vehbi Alimuça. Duke marrë parasysh faktin që familja Petku kishte investuar tek firma piramidale e Alimuçës, KPK ngriti dyshime se në procesin gjyqësor ky i fundit mund të jetë favorizuar nga Fehmi Petku.

Pra në këtë situatë, sipas KPK, anëtari i Apelit për Krimet e Rënda ka qenë në konflikt interesi dhe nuk duhet të kishte marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj Vehbi Alimuçës. Bosi i firmës piramidale “Vefa Holding” u dënua në vitin 2016 me 5 vite e 6 muaj burg. Ai u shpall fajtor për akuzën e pastrimit të parave, pasi rezultoi se kishte fshehur në një llogari bankare në Hungari, 320 mijë dollarë, të përfituara nga aktiviteti i mashtrimit me ish-firmën piramidale “VEFA”. Më herët ai vuajti edhe dënimin e 8 viteve burg për akuzën “Mashtrim” sepse u detyrohet 58 mijë kreditorëve pothuajse 325 milionë dollarë për shkak të aktivitetit të firmës së tij piramidale.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Fehmi Petkufemi petkupetkushkarkohet femi petku
Pas

“Koni mund të shkarkohet”, ish-zëvendësministri i Ramës nxjerr zbuluar qeverinë

Para

Foto/ Xhemi Shehu tregon ”vuajtjet”, kush është mashkulli që rri sipër saj

Para
Foto/ Xhemi Shehu tregon ”vuajtjet”, kush është mashkulli që rri sipër saj

Foto/ Xhemi Shehu tregon ''vuajtjet", kush është mashkulli që rri sipër saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi në Berat

Arrestohen tre zyrtarë policorë në Pejë

Londra i shpall luftë obezitetit: Gjoba supermarketeve që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë

Zjarri në tregun e Durrësit, Policia: Dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Zgjaten 6 muaj sanksionet e BE ndaj Rusisë! Trump:Çmimi i lirë i naftës do i dobësojë

Trump kërcënon Harvardin për diskriminim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve

22 qytete nën sulm rus për një javë, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.