17:25 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I shkaktoi dorëheqjen drejtorit të Ramës, ‘’nuk zë mend” vëllai i Arben Isarajt. Arrestohet sërish

10:17 | 09/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Isaraj arrestim që mbahet fshehur?!”, gazetari tregon fshehjen e ngjarjes: Ka pasur një ndërhyrje të madhe!

Policia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçarin Altin Isaraj pasi iu gjet një pistoletë dhe municione. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për mediat dhe Policinë, pasi është vëllai i ish-drejtorit të Patentave Arben Isaraj.

Ky i fundit dha dorëheqjen pas arrestimit herën e shkuar të të vëllait në Tetor 2018, që tashmë ishte lënë nën masën e arrestit të shtëpisë. (Lexo ketu) 

Sipas policisë  mësohet se në komisariat ka mbërritur një  telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet.

Menjëherë pas kësaj telefonate policia ka bërë të mundur arrestimin e e 48- vjeçarit Isaraj, ndërkohë mësohet se ky shtetas ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë: 

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).

Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.

 

 

Etiketa: altin isarajArben Isarajisaraj
Pas

Makina përfshihet nga flakët, humb jetën shqiptari

Para

Emrat/ 7 të lënduar te Bregu i Lumit, mes tyre edhe policë. Mbi banorët u përdor gaz lotsjellës (Emra+Detaje)

Para
Emrat/ 7 të lënduar te Bregu i Lumit, mes tyre edhe policë. Mbi banorët u përdor gaz lotsjellës (Emra+Detaje)

Emrat/ 7 të lënduar te Bregu i Lumit, mes tyre edhe policë. Mbi banorët u përdor gaz lotsjellës (Emra+Detaje)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

Fier/ Përfshihet nga flakët një automjet në qendër të qytetit

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, të përfituara nga veprimtari kriminale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.