Një aksident masiv ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash.
Autobusi i linjës Elbasan-Korçë është përplasur me 2 mjete, ndërsa ka mbetur e lënduar një pasagjere në autobus.
Mjetet e përfshira në aksident janë: 1 kamioncinë, një makinë nissan dhe autobusi i linjës Elbasan-Korçë me udhetarë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në Pishkash, një mjet është përplasur me një minibuz, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në mjetin minibuz, e cila u dergua në spitalin e Librazhdit për ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)