Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Rinas, ndërsa burimet policore bëjnë të ditur për Faxweb se ka të vdekur nga përplasja mes palëve.
Gjithashtu persona të veshur me rroba ushtarake kanë grabitur rreth 10 milionë euro që po transportoheshin me mjetin blind drejt Rinasit.
Parapralisht dyshohet se ka një të vdekur, por nuk dihen ende rrethanat e qarta të precipitimit të ngjarjes.
Një mjet i cili po transportonte para është grabitur në Rinas, ndërkohë mësohet se mjeti të cilin kanë përdorur grabitësit ishte pa targa dhe mbante mbishkrimin e Hetimit Tatimor.
Burimet thonë se grabitësit janë nisur drejt Fushë-Krujës, ndërsa policia ka bllokuar të gjithë akset kyçe ku dyshohet se mund të kalojnë grabitësit.