23:16 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitja në Rinas, mbetet i vdekur një nga grabitësit (VIDEO LIVE)

16:27 | 09/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u grabit blindi me miliona euro në Rinas dhe u vra një nga autorët (DETAJE+FOTO)

Grabitja me armë ndodhur sot në aeroportin e Rinasit ka përfunduar me 1 të vdekur.

Viktimë sipas policisë ka mbetur njëri nga grabitësit i cili është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave të forcave FNSH dhe RENEA të cilat u vunë në ndjekje të 4 autorëve të grabitjes.

Grabitja me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Rinas, ndërsa burimet policore bëjnë të ditur për Faxweb se ka 1 të vdekur nga përplasja mes palëve.

Persona të veshur me rroba ushtarake kanë hyrë brenda aeroportit “Nënë Tereza”, në terminal nga dera e cila përdoret për zjarrfikëset dhe të kamufluar me një mjet me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ku kanë grabitur të maskuar miliona euro që ndodheshin në mjetin blind të firmës “Nazeri 00”.

Paratë ishin të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Burimet thonë se grabitësit e tjerë janë nisur drejt Fushë-Krujës, ndërsa një mjet i dyshuar si i përdorur prej tyre po digjet në shkallën e Tujanit. Policia ka bllokuar të gjithë akset kyçe ku dyshohet se mund të kalojnë grabitësit. Fillimisht u raportua se ishin 2 të vdekur, një nga grabitësit dhe një roje e firmës security që po transportonte paratë, por policia sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një viktimë.

Informacion paraprak:

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes. 

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

 

Etiketa: 2 milione euro2 te vdekurgrabitja rinas
Pas

Si u grabit blindi me miliona euro në Rinas dhe u vra një nga autorët (DETAJE+FOTO)

Para

Bulevardi i Ri/ Meta “fshikullon” Ramën e Veliaj: Mos shkatërroni jetët e banorëve

Para
Bulevardi i Ri/ Meta “fshikullon” Ramën e Veliaj: Mos shkatërroni jetët e banorëve

Bulevardi i Ri/ Meta "fshikullon" Ramën e Veliaj: Mos shkatërroni jetët e banorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.