I ftuar në televizionin Fax News ditën e sotme ka qënë Hysamedin Feraj, themelues i “Vetëvendosjes”.
Ai ka folur për krijimin e Vetëvendosjes si një organizatë jo qeveritare, në Shqipëri, ka ndarë me gazetaren në studion parimet dhe pikëpamjet që ka por njëkohësisht edhe risitë që kjo organizat synon të sjell në vendin tonë. Ndër të tjera ai nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe planet afatgjate të Vetëvendosjes.
Gjatë bisedës Feraj ka komentuar gjithashtu edhe konfliktin mes Presidentit dhe Kryeministrit të kosovës, ndërsa nuk ka kursuer as akuzat për Ramën dhe bashkëpunimin e tij me Serbinë.
Në hapje të fjalës së tij Feraj është shprehur se kërkesa e cila është depozituar në gjykatë, është një kërkesë urgjente.
“Kemi dërguar kërkesën në gjykat dhe jemi në pritje të miratimit. Kjo ëshrtë një kërkesë urgjente për shumë arsye, ndër të parat është rithemelimi i politikës në Shqipëri. Vendi është ‘grabitur’ nga politika në kuptimin që nuk bëhet politik. Njeriu në Shqipëri i është hequr mundësia e të qënit në politik është shëndërruar thjesht në tregëtar. Vetëvendosja si subjekt esencialisht ka për qëllim të vendos të gjitha aftësit e saj në shërbim të njeriut politik.”
Ndërkohë që Feraj ka vijuar më tej duke treguar se kjo do të jetë një urë komunikimi mes studentëve, aktivistëve dhe gjithë grupeve që kanë interes, por ai nuk përjashton as mundësinë e të pasuve kundërshtar.
“Jemi pjesë e shoqërisë dhe do të kemi gatishmërinë të bashkëpunojme më të gjitha ato organizime të tjera të qytetarëve që kanë një farë afërsie me pikëpamjet tona. Normalisht do të kemi edhe kundër.”
Sa i përket forcave politike ai është shprehur se organizata nuk ka aspak lidhje por kurrsesi nuk do të mungonte bashkëpunimi nëse I lidhnin idet dhe pikëpamjet.
“Në nuk kemi asnje marrdhënie me forcat politike sepse jemi apolitik. Por do të ishim të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjithë nëse përputhemi në ide dhe kërkesa. Qendra vetëfinancohet sepse nuk ka pasur nevoja të mëdha, shpresojm që të vijoj kështu.”
Nga ana tjetër themeluesi I është përgjigjur pyetjes më me interes aktualisht, nëse Vetëvendosja do të jetë një forcë politike apo vetëm një organizatë.
“Tani për tani është kjo qendër e cila do të vijoj misionin e saj në Shqipëri. Në planin afatgjatë nuk I dihet, edhe mbase.”
Ndërsa ka komentuar situatën politike ai është shprehur se në Shqipëri ka vetëm pazare dhe grindje, jo politikë.
“Jemi duke folur gjuhë të ndryshme dhe kjo do të jetë risia e Vetëvendosjes, të vendos gjuhen autentike shqiptare. Këtu nuk ka situate politike, këtu ka vetëm pazare dhe grindje dhe ky është qëllimi im dhe i Vetëvendosjes t’ju kthej shqiptarëve një kulturë të re, aktivizmin qytetaR. Shqiptarët e kanë bërë vetën të mos qënë, sepse në çdo vendim ata pyesin se çfarë mendojnë ndërkombëtarët. Qëllimi i Vetëvendosjes është që ta takoj shqiptarin me vetveten.”
Në mbyllje të fjalës së tij, Feraj ka komentuar dhe përfshirjen e kryeministrit Rama në çështjen e kufijëve, por jo vetëm. Ai ka komentuar gjithashtu dhe konfliktin që ka kryeministri i Kosovës me presidentin e vendit.
“Ne kemi një baskëpunim të gjatë të qeverisë shqiptarere me politikën serbeve. Edi Rama është një nga ata bashkëpuntor. Edi Rama është komplet në mbrojtje të Serbise për coptimin e Kosovës. Këtë gjë e ka deklaruar. Unë nuk them se konflikti mes Presidentit dhe Kryeministrit e dëmton çeshtjen Kosovë- Serbi, çështjen e dëmton vetëm presidenti I Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë të cilët janë që të dy pro projetit të Serbis, ndërkohë që sipas meje konflikti është i shëndetshëm.”