“Asnjë qytetarë nuk ishte i sigurtë. Sepse sot ne nuk qeverisemi dhe nuk kemi qeveri. Ne sot kemi kriminelë që na drejtojnë, ka ardhur koha që ata të zhduken me revoltën më të madhe popullore”. Kështu u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë protestës së sotme të banorëve të Astirit, dukekomentuar në vijim të fjalës së tij edhe grabitjen e 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit për të cilën tha:.
“Sot janë vjedhur dhe grabitur 10 milion euro në aeroport brenda. E kuptoni ku e ka dërguar Rama drejtësinë. Të jeni të bindur se ato para të grabitura janë në zyrat e ministrisë së Brendshme sepse janë ata që e kanë planifikuar”, deklaroi një nga protestuesit.
Ndërkohë kujtojmë se protesta e ditës së sotme vjen pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit, ku Policia u përplas me banorët e ‘Bregut të Lumit’ të cilët i sulmoi me gazlotësjellës duke u shembur shtëpitë, edhe pse ka një vendim të Këshillit Bashkiak për ti dëmshpërblyer.
Një nga qytetarët i bëri thirrje kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha që të mos vazhdojë më me protesta 2-3 orëshe, por të intensifikojë protestat, pasi ndryshe Rama nuk rrëzohet.
Përgjigjen ia ka dhënë ish-deputeti demokrat Klevis Balliu që i ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 13 prill, që do të shënojë edhe fundin e qeverisë Rama.
“Revolucioni fillon më datë 13 prill dhe përfundon deri sa ky spiun të zhduket. Pamjet sot në ‘Bregun e Lumit’ kanë shokuar të gjithë opinionin publik dhe të kujtonin hyrjen e serbit në Kosovë. Vetëm pushtuesi mund të hedhë gaz lotësjellës, siç hodhi Sandër Kimiku ndaj qytetarëve të tij. Siç ishte Era 5 vjec, zonja Flora që e morën zvarrë, sepse mbrojtën shtëpitë e tyre nga një vendim i paligjshëm. Atyre policëve atje nga i pari deri te i fundit do ta paguajnë atë që i bëtë atyre qytetarëve, jeni të regjistruar.
Hapni sytë o qytetarë se kemi përpara një kriminel. Ky njeri njeh vetëm skemën e kriminelëve ndaj u turret atyre duke i çarë kokën, siç bëri me një 67 vjeçar. Ndërkohë që këta merreshin me qytetarët, 10 milion euro u grabitën. Dhe ku shkojnë ato. Shkojnë në Surrel. Dhe ku shkojnë? Shkojnë te Kumbari, që qeveris me ta. Ky është Edi Rama që i vjedh ato para. Sa i pangopur je ti dhe qeveria jote. Të nderuar miq, duhet të kemi parasysh shumë gjëra. Qëndresa juaj do ta zhdukë qeverinë e tij.
Sot Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës vërtetoi se ata që i janë sulur qytetarëve, nuk quhen policë, ndaj qytetarët duhet të përballen me ata me çdo mënyrë. Merrni masat ndaj atyre. E kuptoni se si një vajzë katër vjeçare ndejti sot në komisariat për 4- 5 orë. Dhe ai vemja foli për Astirin. Dhe ti mor vemje, që i dhe vëllait të Fushës lejen e ndërtimit, për të shpëtuar nga vrasja e Ardit Gjoklës, ta harrosh që do të shpëtosh nga drejtësia”, tha Balliu.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2159980377415320/
(F.GJ/FAXWEB.AL)