10:05 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Shteti ka rënë”, Lulzim Basha ngre alarmin: Policia po përdoret për luftën ndaj popullit

14:45 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Rama e humbi bastin”, Basha drejt mbylljes së protestës: Zotohem para jush dhe përpara Shqipërisë!

Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha pak minuta më parë ka mbajtur një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së.

Në deklaratën e tij Basha ka folur për grabitjen e djeshme në Rinas si dhe për banorët e bregut të lumit, duke u shprehur për një  munges të rendit dhe sigurisë në vend dhe duke i cilësuar aktet e policisë të jo legjitime. Në fjalën e tij Basha është shprehur se:

“Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë. Se sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia është kthyer në një bandë që për të pushtetin ilegjitim të marrë me krimin i ka lënë dorë të lirë krimit dhe po dhunon në  mënyrë shtazarake qytetarët.

Dje në  orën 5 e 30 të mëngjesit policia hyri nëpër banesa dhe hodhi gaz lotsjëllës brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç  e sipër.

Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76 vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbë dhe një tjetër grua me fraktura.

10 qytetarë u shoqëruan në polici të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorene dhe një fëmijë 5 vjeç. Që nga protesta e 16 shkurtit janë shoqëruar 114 protestues dhe janë arrestuar 52 të tjerë.

Policia po përdoret për vetëm një qëllim: luftën ndaj popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre.Në këto dy muaj është përdorur gaz helmues me shumë se ne të gjithë historine e Shqipërisë.

Ndërkohë nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin. Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po trondisin çdo ditë sigurinë e njerëzve në mes të qyteteve. I vetmi aktivitet kundër krimit është: policia shkoi në vendin e ngjarjes.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies së shtetit, i mungesës së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën krimin.

 Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë.

 Rruga e vetme për këtë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari.”

(B.L/FAXWEB.AL)

Pas

Genc Sejkos i mbyllin Facebook-un: Më kanë paraburgosur 30 ditë, fotoja që ”i dogji” qeverisë

Para

RENEA aksion intesiv për kapjen e grabitësve, ja kush qëndron në krye të operacionit

Para
Shoqërohet në Polici gruaja e Muratajt, i vëllai: Policia nuk na konfirmon se Admiri është vrarë

RENEA aksion intesiv për kapjen e grabitësve, ja kush qëndron në krye të operacionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbardhen dy grabitje në Kavajë, përfundojnë në pranga dy persona

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.