19:55 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi i liderve të Ballkanit Perëndimor, Gjermania organizon ballafaqimin Thaçi-Vuçiç

14:57 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akademikët dalin kundër idesë së Thaçit për kufijtë: Plan i vjetër serb, me pasoja shumë të dëmshme

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka konfirmuar sot në një konferencë për media se do të udhëtojë për në Berlin, që të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim i presidentit serb me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, do të ndodh për herë të parë në historinë e dy emrave si politikanë.

Presidenti serb ka treguar se ky takim është caktuar që të mbahet me 29 prill, dhe në të do të jetë e ftuar edhe kryeministrja serbe, Ana Barnabiç, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Se presidenti Hashim Thaçi ka marrë ftesë për këtë takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin gjerman e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku.

“Po e konfirmoj pranimin e ftesës për Presidentin e Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Berlin me 29 prill”, ka thënë Çollaku.

Ky takim është bërë me inicimin e Francës dhe Gjermanisë, dhe Vuçiç ka konfirmuar se e kanë pranuar këtë ftesë.

Në intervista të mëparshme Vuçiç vazhdimisht kishte deklaruar që shumë shpejtë do të kishte një përfshirje të Francës dhe Gjermanisë në çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse nuk kishte dhënë detaje për një gjë të tillë.

Ky takim i ftuar nga dy shtetet e fuqishme evropiane me siguri do të jetë për të diskutuar rreth situatës aktuale dhe bllokimit të dialogut dhe gjetjes së një gjuhe të përbashkët për të ecur përpara.

Pas

RENEA aksion intesiv për kapjen e grabitësve, ja kush qëndron në krye të operacionit

Para

Grabitja Rinas/ Sandër Lleshaj nuk mban asnjë përgjegjësi: Koncesionari dështoi, jemi pranë zbardhjes së ngjarjes

Para
Grabitja Rinas/ Sandër Lleshaj nuk mban asnjë përgjegjësi: Koncesionari dështoi, jemi pranë zbardhjes së ngjarjes

Grabitja Rinas/ Sandër Lleshaj nuk mban asnjë përgjegjësi: Koncesionari dështoi, jemi pranë zbardhjes së ngjarjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.