Në çdo kulturë ekzistojnë rregulla të prezantimit të cilat respektohen rreptësishtë dhe që nuk mund t’i anashkalojmë nëse dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj shoqërie. Kodi i veshjes është një ndër këto rregulla, i cili ndryshon në bazë të pozicionit të punës të cilën ti kryen.
Pjesë e rregullores tënde të punës mund të mos jetë një uniformë ama kjo nuk do të thotë se t’i duhet ta tejkalosh me veshjen në një ambjent serioz, apo të vishesh si “murgeshë” në një ambjent më të lirë ku p.sh është e justifikueshme ekspozimi i dekoldes tënde etj.
Gjithsesi, tematika jonë e mëposhtme më tepër sesa me veshjen, bënë fjalë për këpucët, të cilat kanë një vend tepër të rëndësishëm në të paraqiturin estetikisht bukur aq sa edhe veshja.
Në fakt në lidhje me këpucët dhe cili është modeli i përshtatshëm për një person, ndër ato më pak të sygjeruarat janë këpucët kafe, të cilat janë edhe më pak atraktive në qoftë se i kombinojmë me një kostum blu. Një studim nga Komisionit të Qeverisë për Mobilitetin Social zbuloi po ashtu se bankat e nivelit të dytë kanë më pak gjasa të punësojnë burra që mbajnë këpucë ngjyrë kafe në një intervistë.
Sipas gjasave është koha për ndryshime dhe një mënyrë për të qenë në stil është rregulli i artë, “Nuk lejohen kafet në qytet”. Në vend, të kësaj për të shprehur më tepër stil dhe kulturë, ju duhet të tregoheni më sensibël duke zgjedhur diçka më të përshtatshme dhe një palë të zeza do të ishin perfekte dhe komode për një veshje serioze. Ekzistojnë disa fakte të cilat mund të mos i dinit për këpucët:
1.Thamë që këpucët tregojnë klas, stil dhe tipike e këtij rasti janë këpucët e zeza. Ato mund të jenë të mërzitshme, mirëpo janë shpesh të përdorëshme dhe lehtësisht të kombinueshme duke nxjerrë në dukje elegancë.
2. Së dyti, një tjetër fakt për këpucët është se ato tregojnë një ndarje klasore midis njerëzve (është ajo shprehja tipike “Nëse do ta kuptosh nivelin e të ardhurave të një personi mos i shiko veshjen por këpucët”). E në lidhje me një rast të tillë britanikët do të thoshin se:“Nëse doni të gjykoni dikë, atëherë shihni këpucët e tij. Llojet e këpucve të veshura tregon edhe se vendin në të cilin personi ka qenë”.
- Dhe së treti, këpucët gjithashtu tregojnë shumë edhe për karakterin e një personi, p.sh. këpucët e bardha tregojnë se personi që i vesh është i qetë me vetëveten.
Mirëpo, nuk është e thënë të vishni vetëm të zeza. Nëse jeni një tip më pak formal apo po ashtu ushtroni një profesion më pak formal, atëherë ju mund ta thyeni rregulloren dhe faremirë të vishni këpucë kafe.
Megjithatë, si përfundim pavarësisht benefiteve, ndasi të tilla në llojin e këpucëve është e rëndësishme të kufizohen pasi që i bëjnë njerëzit të ndihen të përjashtuar, gjë e cila rrit pasiguritë e tyre si individ në vetëvetë duke i bërë më paragjykues.