Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa policia ka vendosur në mbikqyrje zonën rreth tij, në një perimetër sigurie mjaft të gjerë.
Disa qindra efektivë policie prej orës 07:30 kanë rrethuar zonën, duke nisur pranë Ministrisë së Financave në drejtim të godinës së Parlamentit.
Një përqëndrim i lartë efektivësh ndodhen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa sheshi para Teatrit Kombëtar, atje ku protestohet në mbrojtje të godinës nga artistët dhe qytetarët dhe muajsh, është kthyer në vend për parkimin e automjeteve të policisë.
Duket se frika nga organizimi i një proteste nga ana e opozitës ka bërë që drejtuesit e policisë dhe Ministrisë së Brendshme të marrin masa dhe të rrethojnë zonën.
Ashtu sikundër ka ndodhur edhe në javët e shkuara, policia nuk do të lejojë askënd të kalojë përmes pedonales, e cila duket që është e rezervuar për deputetët dhe punonjës të Ministrisë së Brendshme.
Nga ana tjetër derimë tani opozita nuk ka sinjalizuar protestë, pasi vëmendja më e madhe është përqëndruar te protesta e së shtunës, në 13 Prill.
Në Kuvend pritet që të betohen sot dhe dy deputetë të rinj nga ana e opozitës që janë Arlind Çaçani e Halil Jakimi, konkretisht të zgjedhur në Korçë e Dibër si dhe Korab Lita.