Pavarësisht protestës 6 ditore të studentëve para Universitetit Buqësor të Tiranës, duket se pak minuta më parë Bashkia ka filluar punimet për ndërtimin e shkollës së re.
Nga pamjet në videot e mëposhtme shihet qartë se mjetet e rënda kanë filluar nga gërmimet e terrenit për ndërtimin e objektit.
Mesa duket rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu është tërhequr nga vendimi i tij duke u shprehur se ka vend për negocime midis palëve. Kujtojmë se më herët Musabelliu ka qenë në mbështetje të studentëve të cilët nuk kërkonin pezullimin e projektit të shkollës, por vetëm shtyrjen e punimeve 200 metra më larg amjenteve të fakultetit. Musabelliu ka marr një vendim pro vijimit të punimeve pas një takimi me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.
Për projektin gjatë protestës 6 ditore ka pasur edhe përplasje midis banorëve me studentët, ku banorët i kanë akuzuar studentët si ngelsa ndërkohë që studentët iu janë kthyer duke u shprehur se ka nga ata që punojnë për Erion Veliajn.