Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, mësohet se dallgët kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë i cili është pikasur nga disa peshkatarë. Sipas burimeve viktima është i moshës rreth 56 vjeç i gjinisë mashkull i njohur me emrin “Kanina”.
Personi i gjetur i mbytur jetonte i vetëm dhe merrte mjekim tek qendra komunitare e shëndetit mendor Vlorë, ku trajtohej si person me probleme mendore.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.