17:48 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nëna me foshnjën ‘e vdekur’ në gji, simboli i luftës së Kosovës në mediat botërore

17:52 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nëna me foshnjën ‘e vdekur’ në gji, simboli i luftës së Kosovës në mediat botërore

Nëna me foshnjën ‘e vdekur’ në gji, simbol i eksodit të luftës në Kosovës, ka zënë vend në mediat e mëdha botërore.

Fotua është shkrepur në vitin 1999 dhe tregon gjithë sakrificat që kanë kaluar shqiptarët gjatë kohës së luftës.

Për një intervistë nga Deutsche Ëellen Sherifja tregon se sa të vështirë e ka pasur lindjen dhe gjithë sakrificat e tjera.

“Kisha lindje shumë të vështirë. Shëndeti i lig nuk ishte e vetmja gjë që më shqetësonte. Edhe pse mjekët më kishin thënë të shkoja për të lindur në Prishtinë, ata (ushtarët serbë) nuk ma lejuan. Vajzën time, Besën, e linda në maternitetin e Ferizajt”, tregon Sherifja për Deutsche Ëellen.

Kur Besa ishte vetëm 6 muajshe, Sherifes iu desh të linte shtëpinë e të kapërcente malet, për të shpëtuar nga forcat serbe që po afroheshin gjithnjë e më tepër në fshat. Me familjen e të shoqit dhe familjen e saj ajo nis rrugëtimin drejt Maqedonisë, shtet kufitar me Kaçanikun. Nuk kishte kohë të merrte rrobat me vete. Në furrë la bukën që po piqte për familjen, mori vajzën dhe dolën nxitimthi.

Sherife Luta nuk di ta thotë me saktësi datën, se kur u shkrep fotografia që e shndërroi atë dhe të bijën, Besën, në simbolin e eksodit të refugjatëve kosovarë të luftës që u strehuan në Maqedoni.

“Nuk e mbaj mend nëse ka qenë data 3 apo 4 prill i vitit 1999. Por momentin e shkrepjes së fotografisë e kam të freskët si sot. Atë ditë kishte shumë kameramanë dhe fotografë. Madje me kërkuan që edhe të jepja intervistë, por nuk pranova. Isha shumë e lodhur”, rrëfen Sherifja, asokohe 22 vjeç.

Fotografia kapi vetëm një prej çasteve të vështira të vuajtjeve të Sherifes, e cila me foshnjën 6 muajshe nisi luftën e saj për mbijetesë, që nga 8 marsi e deri në javën e parë të prillit.

“Në një moment, kur ishim të strehuar në një shtëpi me 300 refugjatë të tjerë, Besa nuk po qante më. Ajo kish ngrirë nga i ftohti dhe nuk kishte çfarë të pinte. U trembëm shumë. Në ato momente, kunata ime e merr vajzën dhe e fut në furrën për pjekjen e bukës, që të shkrinte. Në fakt, të gjithë mendonim se ka vdekur. Mund të kenë kaluar 10 minuta, kur befas Besa nisi të qajë. E nxorëm nga furra dhe i hodhëm sipër një batanije – të cilën e ruaj ende si kujtim. Duartrokitjet e njerëzve nuk kishin fund”, tregon mes emocioneve Sherife Luta.

Vështirësitë e së kaluarës sot duken si një ëndërr e keqe për familjen Luta, e cila pas luftës ka ndërtuar një shtëpi të re në Kaçanik të vjetër. Nëse lindjen dhe fëmijërinë i ka dëgjuar si histori të rrëfyera nga e ëma, sot Besa jeton rininë e saj në një Kosovë të lirë. Besa vijon studimet në vitin e dytë në degën “Shkencat Politike” në Ferizaj dhe thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kosova.

“Ajo fotografi është gjithçka. Tregon sakrificën e jashtëzakonshme të nënës time, që më mbajti në gji me javë të tëra duke ecur maleve. Ajo është simbol i sakrificës së gjithë popullit tonë”, thotë Besa Luta.

Etiketa: lufta e kosovesmediat boterore jehone luftes
Pas

Vokshi nga Korça: Do ia marrim shpirtin Ramës, më 13 prill do zhduket siç iku nga Kukësi

Para

Grabitja në Rinas/ Paloka sjell fakte tronditëse: Si dy kompanitë ndryshuan adresë në të njëjtën kohë

Para
Paloka: Kriminale se si policia nuk ka vepruar për të mbrojtur vajzën dhe komisarin

Grabitja në Rinas/ Paloka sjell fakte tronditëse: Si dy kompanitë ndryshuan adresë në të njëjtën kohë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Thellësisht i shqetësuar”- Presidenti kinez komenton për herë të parë konfliktin Izrael-Iran

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Avokati Gylsen Zhllima: Arrestimi i Veliajt me hije dyshimi, arresti i tij i shërben Partisë Socialiste dhe Edi Ramës

Itali/ Shqiptari ‘inteligjent’, e fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve! Karabinierët e fusin në kurth

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.