Nesër në orën 18:00 opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe e cila do të zhvillohet para kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Drejtuesit e PD dhe LSI janë shprehur këto ditë se kjo do të jetë protesta më e madhe që është parë deri më tani dhe do të mundësojë rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa fotografi ku shihen disa të rinjë që shpërndajnë broshura në Shkodër duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë.
Berisha i quan të rinjtë veprimtarë të PD-së të cilët “ftojnë qytetarët që të marrin pjesë në cunamin e ri popullor”.
Postimi i plotë:
Nje album me fitimtaret.
Foto qe deshmojne punen e shkelqyer dere me dere te veprimtareve te PD ne Shkoder per cunamin e ri popullor, neser ne ora 18 ne Tirane. Nderim dhe mirenjohje per punen vetmohuese! Fitore!! sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)