19:11 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hetimet e “Rinasit”/ Si u largua një nga grabitësit pas përplasjes me policinë

16:53 | 13/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohet misteri/ Kush qëlloi mbi Admir Muratajn

Dy nga pesë grabitësit të cilët vodhën 6,5 milion euro në pistën e Rinasit kanë qëlluar mbi forcat e ndërhyrjes së shpejtë, me të cilët u përplasën me armë në afërsi të fshatit Tapizë.

Sipas raportit të zyrës operacionale të kryeministrisë, një pjesë të të cilit Tv Klan e publikoi të premten, jepen detaje edhe për shkëmbimin e zjarrit ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Aty sqarohet së një nga grabitësit u ekzekutua, ndërsa një grabitës i dytë është larguar në këmbë duke qëlluar në drejtim të fshatit Tapizë e Poshtme, e cila të nxjerr në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz.

Gjatë ndjekjes është marrë informacion se autorët janë larguar më një furgon të bardhë drejt Fushë Krujës. Por edhe në këtë dokument nuk sqarohet nëse grabitësi i dytë është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Në raport sqarohen edhe veprimet e autoritetit civil. Ky institucion është njoftuar nga koncesionari që menaxhon Aeroportin e Rinasit në orën 15.30 minuta, pra 33 minuta pas grabitjes.
Interesante është që ditën e ngjarjes një grup i drejtorisë së mbikëqyrjes në aviacion, po kthehej në Tiranë pas një inspektimi të planifikuar. Pasi morën dijeni për atë që kishte ndodhur, ata u kthyen përsëri për të qenë pjesë e komitetit të emergjencës, i ngritur nga TIA.

Po sipas të dhënave të Aviacionit Civil, TIA ka bërë një raport ngjarje të paplotë. Aviacioni Civil ka renditur në raport disa problematika të vazhdueshme që ka koncesionari.

Kompania që siguron perimetrin e brendshëm të aeroportit ISTS ka mungesa patrullash, cilësia e rrethimit është e dobët, mungesë kamerash sigurie, mungesë ndriçimi.

Ajo që është më shqetësuesja në raport është se TIA ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e aviacionit civil për përditësimin e programit te sigurisë. Ndërsa në gjitha testet e sigurisë bërë nga policia dhe Aviacioni Civil, TIA ka dështuar. /Tv Klan/

Pas

As Ronaldo, as Icardi; Berat Djimsiti befason me sulmuesin që e ka impresionuar

Para

Nuk ndalet dhuna në Superligë, ndërpritet ndeshja, e pëson arbitri

Para
Nuk ndalet dhuna në Superligë, ndërpritet ndeshja, e pëson arbitri

Nuk ndalet dhuna në Superligë, ndërpritet ndeshja, e pëson arbitri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

Alarmi për “gjuhën e kaltër”, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia

Konflikti me Izraelin, mediat në Iran raportojnë 627 viktima

Pas më shumë se 4 dekadash, India dërgon sërish një astronaut në hapësirë

Të shtëna në një shtëpi në Meksikë, 10 të vdekur përfshirë fëmijë

Sulmet izraelite në Iran, autoritetet njoftojnë viktima dhe plagosje të shumta

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Fatjon Softa: Monopatinët kërkojnë rregullim ligjor, rrezik për fëmijët dhe qytetarët

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.