Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin e Gramshit.
Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ me targë GR1700B është në pronësi të shtetasit me iniciale Y.T. efektiv pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, por blutë e Gramshit kanë hedhur dyshimet se mund të ketë qenë e qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Gjatë natës në lagjen Sporti, në Gramsh, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Y.T., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autoreve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)