Pas protestës së opozitës, e cila degjeneroi në përplasje midis policisë dhe protestuesve duke shënuar disa incidente mbrëmjen e djeshme, ka reaguar zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.
Spiropali përmes një video postuar në rrjetin social Facebook është shprehur se: “Protesta e opozitës nuk na mësoi kurrgjë , përveç se na përsëriti atë që dinim qysh prej ditës së parë: Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë.”
Ajo shprehet se: “Dje u dogj edhe më keq shpresa e të paktëve që besonin se Sali Berisha, Luzim Basha dhe Monika Kryemadhi luftojnë trimërisht për interesat e popullit dhe jo për pushtetin e tyre të humbur. Pa asnjë ide tjetër për post shkatërrimit dhe asnjë qellim tjetër përveç shantazhimit të shumicës me ura zjarri në gju dhe në duar, këta udhëheqës të diskredituar me një çetë punonjës të bashkive të djathta dhe më një grusht të rinjsh të verbuar nga propaganda e tyre e dhunës dhe e sherrit lanë kokrrën e namit në atë që trumbetuan si ditën e ikjes së Edi Ramës dhe Qeverisë.
Mësynë bulevardin, kryeministrinë dhe Parlamentin e Shqipërisë si një trup pa kokë, pa sy, lëshuan piskamën e ngjirura nga fyti i liderit, që lider kurrë nuk bëhët dhe e mbyllën me turp duke dhunuar policinë dhe duke i vënë zjarrin pronës publike e asaj private. Për disa orë rresht forcat e policisë u sulmuan nga kapsolla, zjarr dhe benzinë dhe u plagosën pabesisht nga këtë të çoroditurit. Shërim të shpejtë efektivë që iu ra taksirati i përballjes me këtë ushëhumburit në theqafjen e tyre politike dhe morale. Respekte për profesionalizimin e Policisë së ShtetiT që bën dallimin nga shteti dhe mos shteti.”
Discussion about this post