‘Opozita e re’ ka bërë një kërkesë për interpelancë me ministrin Sandër Lleshaj,. Interpelanca është kërkuar nga 11 deputetët e rinj, të cilët kanë pranuar mandatin dhe janë bërë pjesë e Kuvendit.
Bëhet me dije se kërkesa për interpelancë ka për qëllimi diskutimin e masave të sigurisë kombëtare, pas grabitjes se bujshme të Rinasit.
Ndërkohë që interpelanca e kërkuar pritet që të mbahet këtë të enjte.
Interpelanca është kërkuar gjatë seancës së shkuar nga deputeti Ralf Gjoni. Menjëherë pas seancës është depozituar kërkesa në Kuvend me 11 firmëtarë.