Kompania Fusha sh.p.k e njohur si kompania e cila ka fituar më shumë tendera në Bashkinë e Tiranës gjatë 4 vjeçarin kun ë kre ka qënë Erion Veliaj, ka marrë sërish tenderin e rradhës dhe kësa here pa konkurrim.
Tenderi me vlerë 9.3 milion lekë I’u dha kompanisë në fund të marsit për pastrimin e terminaleve nën dhe mbitokësore.
Duke qënë se në këtë tender nuk ëështë paraqitur asnjë kompani tjetër kompanisë iu hap rruga për të marrë kontratën nr. 43 publike, duke përfituar në total 4.1 miliardë lekë, si operator i vetëm, pa llogaritur të tjerat që janë fituar me bashkimin e shoqërive.
Kompania me tagrin që i jep bashkia do të marrë përsipër pastrimin e 52,454.00 m², sipërfaqe kjo e terminaleve nën dhe mbitokësore.
Vetëm në bashkinë e Tiranës, firma e cila zotërohet nga Shkëlqim Fusha ka fituar 35 kontrata, që nga ndërtimi i sheshit Skënderbej, pastrimin e pjesës perëndimore të kryeqytetit, urës së Menikut etj. Jo drejtpërdrejt, kompania u bë objekt sulmi gjatë përplasjeve dhe protestave të zgjatura për ndërtimin e godinës së re në themelet e Teatrit Kombëtar.
Në dokumentacionin përkatës janë vendosur disa kushte specifike për ruajtjen e marrëdhënieve institucionale por njëkohësisht edhe përmbushjen e të gjitha kritereve.
Këto janë kushtet që përcaktohen në kontratë:
“Shërbimi i fshirjes me krahë e shesheve dhe terminaleve do të realizohet me krahë 4 herë në javë nga Operatori i Shërbimit, i cili gjithashtu do të kryejë dhe të gjitha shërbimet e tjera mbështetëse të parashikuara në metodologji për të gjitha sipërfaqet e përcaktuara që janë parashikuar në listën e shesheve dhe terminaleve me volumet e tyre për shërbimin e fshirjes”, thuhet në dokumentin specifik të kontratës, ndërsa shërbimi do të do të mbyllet në 31 dhjetor të këtij viti.
Ndërkohë, operatorit i vendosen dhe kushte për këtë shërbim, por që me shumë gjasë ato do të plotësohen, të paktën parimisht. “Për asnjë rast nuk do të lejohen sheshe dhe terminale të papastruara apo mbeturina të pa larguara në to. Në të gjitha rastet kur evidentohen bllokime apo pengesa nga faktorë të jashtëm të cilat nuk mund të pastrohen me operacionet e parashikuara në metodologji, operatori i shërbimit duhet të njoftojë menjëherë dhe të marrë masa për pastrimin e tyre jo më vonë se 3 orë nga orari i përfundimit të shërbimit, i përcaktuar në grafik. b. Operatori i shërbimit detyrimisht duhet të ketë çdo ditë në punë minimalisht numrin e punëtorëve dhe pajisjeve sipas numrit të deklaruar në ofertën e tenderit për të garantuar kryerjen me cilësi dhe në kohë të shërbimit. c. Për raste të veçanta operatori i shërbimit është i detyruar të fshijë sheshet dhe terminalet më shumë se një herë pa shpenzime”.