Grabitet banesa e avokatit nga Durrësi Edmond Saliu,sipas policisë avokatit i janë vjedhur rreth 350 milion lekë.
Denoncimin e vjedhjes e ka bërë vetë avokati Saliu ku është shprehur në polici se i kanë vjedhur rreth 350 milion lekë .
“Më kanë vjedhur 350 milionë lekë në lekë, valute si dhe dollarë dhe euro, letra me vlerë.vAutorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës”.
Ndërkohë nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve. Ngjarja është klasifikuar si vjedhje banese, pasi nuk ka pasur asnjë thyerje të dyerve apo apo dritarevetë banesës.
” Policia shprehet se dyshon se vjedhja është kryer nga persona të afërm të familjes së avokatit. Dyshojmë që vjedhja është kryer nga person apo persona të afërm të familjes, sepse autorët nuk kanë perdorur dhunë, në banesë.
Dyshojmë që autorët kanë hyrë me çelës kanë marrë kasafortën më lekë dhe janë larguar”.