Gazetari dhe moderatori i emisionit të “Pa Ekspozuarit” Ylli Rakipi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në programin “A Show” ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka dashur ka dashur ta kontrollojë atë ashtu siç ka bërë me shumë gazetarë të tjerë.
Sipas Rakipit, ai është sulmuar vazhdimisht nga kryeministri që pasi ai “e vuri me shpatulla pas muri” në një intervistë që ka zhvilluar në emisionin e tij.
“Edi Rama ka blerë mediat dhe gazetarë të rëndësishëm të vendit. Në një intervistë që e pata në studio nisi edhe përplasja ime me të. Nuk bëra gjë tjetër mblodha vetëm premtimet e bëra nga Rama në mandatin që shkoi. I kërkova edhe program për tani këtë katërvjeçar, por që sigurisht ai nuk kishte program, më solli një si revistë me ngjyra. Rama ndërton strategji për të mbajtur njerëzit nën kontroll, këtë donte të bënte edhe me mua”,– tha Rakipi.
Gazetari shtoi më tej duke i bërë edhe më të forta deklaratat se Rama ka tentuar t’i mbyllë programin e tij duke argumentuar se për këtë ai ka përdorur ccdo mënyrë të mundshme.
“Me të gjitha llojet e presionit e ka provuar, deri tek pronari këtu ku jemi e kam parë presionin që atij i bëhet. Në vend tjetër ku isha e kam parë presionin me një tip Koçi Xoxe që mban nga pas, njeriu për mediat Fuga, ky është njeriu që ndërtonte strategjinë tek tv tjetër më ngritën një kurth që të mos vinin njerëz nga mazhoranca. Është një përpjekje që ai do t’i ketë të gjitha, të ketë për vete edhe mediat”,– shton Rakipi.
Kujtojmë se marrëdhënia midis Rakipit dhë kryeministrit Rama ka shkuar deri aty sa gazetari së fundmi e ka kundërpaditur në gjykatë për cënim imazhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)