Zjarri që përfshiu pasditen e djeshme Katedralen e Parisit mori vëmëndje të madhe nga e gjithë bota por ata që janë prekur në mënyrë direkte janë parizjanët dhe gjithë francezët në përgjithësi.
Në fotot e publikuara nga mediat e huaja ata janë shfaqur të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe shumë prej tyre kanë qarë.
Katedralja Notre Dame është një nga monumentet më personifikuese të kulturës dhe historisë franceze, dhe akttualisht ka filluar mbledhja e fondeve për rindërtimin e saj.