20:18 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tenton t’i arratiset policisë, arrestohet 29-vjeçari i armatosur

11:14 | 16/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lëviznin me “Range Rover”, çfarë iu gjet në makinë tre të rinjve nga Vlora (Detaje)

Një 29- vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës për armëmbajtje pa leje dhe tentativë për t’iu larguar policisë.

Personi me iniciale E.H i cili u zbulua nga Policia pranë Ujit të Ftohtë është përpjekur të arratiset në momentin që ka parë forcat e rendit.

Në njoftimin e Policisë përsoni i arrestuar E.H banues në Vlorë kishte precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Policia i sekuestroi 29-vjeçarit një armë zjarri CZ-P09, me 16 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, qytetarët njoftojnë Policinë.

Tentoi ti largohej Policisë por kapet në flagrancë gjatë ndjekies.

29 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë.

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë dhe qyetarëve për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, qytetarët kanë njoftuar Policinë për një shtetas i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekie ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi E.H., gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë.

29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia e Vlorës falënderon qyetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo për të denoncuar çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të sigurtë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm. (J.B/Faxweb.al)

Etiketa: arrestohet 29 vjeçari ne VLORE
Pas

Kush e vrau Admir Muratajn?! Gjykata i kërkon prova shtesë Prokurorisë

Para

Kallëzimi për Isa Sakjan, Basha reagon ashpër: Kryeministri hakmarrës nuk e pranon dot që…

Para
Pas akuzave të Ramës reagon Isa Sakja: Sulmi ndaj meje si në ’45. Ja çfarë e shqetëson kryeministrin

Kallëzimi për Isa Sakjan, Basha reagon ashpër: Kryeministri hakmarrës nuk e pranon dot që...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

Korçë/ Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

SHBA/ Kandidati për kryetar bashkie i New York-ut arrestohet nga agjentët e emigracionit

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, Vuçiç kërcënon hapur: Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen”, Irani ngre alarmin, këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Baza sekrete iraniane që shqetëson Izraelin

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja përhapet në 6 bashki, e pranishme në 8 vatra

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.