Ish-komando Erzen Uka, i arrestuar gjatë ditës së djeshme për nxitje dhune me qëllime terroriste, doli sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokurori Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun.
Gjykata vendosi masën e arrestit me burg, në përfundim të seancës për ish-komandon.
Seanca u shoqërua me mjaft tensione, pasi Uka gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë: Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj!
Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste, nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.
Kujtojmë se Erzen Uka ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare dhe ka shkuar dy here me mision jashtë vendit, në Irak dhe Afganistan.
Erzen Uka që në facebook është me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste.
Po ashtu në një video të publikuar ai shihej duke stërvitur dy fëmijë me qëllimin për t’iu bashkuar ISIS-it, ndërsa ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja e tij, dhe i akuzuar për dhunë në familje.
(E.K/FAXWEB.AL)