Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për shtyp mbi gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri.
Ajo mori shtysë nga organizata “Reporterët pa kufij” të cilët në një mbledhje të tyren ata shprehen shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë.
PD u kërkon insitucioneve ndërkombëtarë të ndërhyjnë për të ndalur dhunën e qeverisë ndaj gazetarëve.
Dhuna ndaj gazetarëve ka marrë jehonë dhe në mediat e huaja.
Vokshi tha që kjo është një ngjarje e rëndë dhe e përsëritur që ka mobilizuar gazetarët dhe organizatat në të gjithë botën.
“Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.” u shpreh Vokshi.
Më tej ish-deputetja në ndjekje të mendimit të saj thotë që liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar dukshëm kohët e fundit dhe se fajtori I vetëm për këtë gjendje të krijuar është Edi Rama dhe politikat e tij penguese për informimin e qytetarëve.
“Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm.
Arsyeja e vetme e dhunës: pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.” vijoi më tej ish-deputetja.
Vokshi rreshtoi një sërë gazetarësh të dhunuar gjatë kryerjes së detyrës dhe i ilustroi këto moment dhune dhe me fotografi të printuara.
Eliza Gjediku, Renaldo Salianj, Erion Skëndaj, Alice Taylor dhe shumë t tjerë ishin gazetarët që Ish-deputetja Vokshi permendi si shembull e kësaj dhune.
Një reagim për këtë ngjarje të rëndë si dhuna ndaj gazetarëve sipas Vokshit ka apsur dhe nga Avokati I Popullitku sipas tij trajtimi I medias dhe gazetarëve një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet ka vënë në dyshim lirinë e shtypit.
Avokati i Popullit, ka kritikuar ashpër dhunën e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me përdorimin në masë të gazit lotsjellës. “Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë, ku liria e shtypit është vënë në dyshim.” citoi deputetja fjalën e Avokatit të Popullit.
DEKLARATË ALBANA VOKSHI:
Pak minuta më parë “Reporterët pa kufij” shprehën në mënyrë të përsëritur shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, ku mijëra demonstrues i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.
Kjo është një thirrje e përsëritur e Reporterëve pa Kufij për Edi Ramën, por deri tani kryeministri i votave të vjedhura dhe më i korruptuari në Europë, nuk ka dënuar asnjë rast të pengimit të gazetarëve apo keqtrajtimin dhe lëndimin e tyre nga vartësit e tij.
Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm.
Nën modelin e dhunës që Rama përcon cdo ditë ndaj mediave dhe gazetarëve, Kryebashkiakë socialistë, oficerë policie, punonjës sigurie kanë kërcënuar me arrestime, varje në litar dhe kanë goditur deri në gjakosje gazetarë dhe fotoreporterë në detyrë. Arsyeja e vetme e dhunës: pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.
1. Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV, pati probleme serioze shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital për shkak të gazit helmues, të përdorur në masë nga policia në protestën e opozitës, të shtunën.
2. Fotografi Arben Dajçi, u godit me sende të forta në kokë nga policia, ndërkohë që po fotografonte momente nga protesta e opozitës së datës 13 prill.
3. Një grup gazetarësh dhe fotoreporterësh u sulmuan me gaz helmues dhe ujë me presion, ndërsa ishin në detyrë, duke ua pamundësuar raportimin për protestën e opozitës para parlamentit.
4. Nikollë Lesi, i gazetës “Koha Jonë” u pengua dhe u dhunua nga policët, ndërsa po shkonte në protestën e opozitës së datës 13 prill.
5. Erion Skëndaj, gazetari i përkushtuar i Neës24, u godit dhe u largua me forcë nga policia, ndërkohë që po raportonte live protësten e opozitës më 28 mars.
6. Alice Taylor, gazetare britanike, iu mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, megjithëse shtatzanë, për shkak të raportimit ndërkombëtar të protestave të opozitës.
7. Forcat policore kërcënuan me arrestim gazetaren e Neës24 Dorjana Bezat dhe e penguan atë të raportonte live shkatërrimin antiligjor dhe sulmin me gaz brenda shtëpive të 38 familjeve te Bregu i Lumit.
8. Gazetari i “Fiks Fare” u kërcënua me “varje në litar” nga Kryebashkiaku socialist i Pukës, për investigimin e pushimit nga puna për motive politike të një nëne me 4 fëmijë.
9. Gazetari Renaldo Salianji u shty me forcë nga truproja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku, në kohën kur ai ishte në detyrë në pasqyrimin e një aktiviteti në Kryesinë e Kuvendit.
Avokati i Popullit, ka kritikuar ashpër dhunën e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me përdorimin në masë të gazit lotsjellës. “Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë, ku liria e shtypit është vënë në dyshim.”-thuhet në raportin paraprak të Institucionit.
Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.
Për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, që kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të dalë në protestë bashkë me qytetarët, kemi vënë në dijeni të gjithë organizmat ndërkombëtare.
Partia Demokratike u kërkon këtyre institucioneve, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, OSBE-së, Keshillit të Europës, Komisionit te Helsinkit të Kongresit amerikan, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij që të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë të ndalin dhunën ndaj gazetarëve dhe mediave!
Pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci!
Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë.
(j.b/faxweb.al)