01:30 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“U mbajt si një qen nga policia”, Kalaja: Mjekët refuzuan t’i jepnin ndihmën e parë Dajçit

21:19 | 16/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“U mbajt si një qen nga policia”, Kalaja: Mjekët refuzuan t’i jepnin ndihmën e parë Dajçit

I ftuar në studion e FaxNews gazetari Aulon Kalaj ka folur për protestën e opozitës. Kalaja është shprehur se protesta e 13 prillit ka qënë madhështore, por protestuesit janë dhunuar nga Policia e Shtetit.

“Ka qënë një protestë madhështore me dy vendtakime. Por kanë ndodhur veprime të paprecedenta nga ana e Policisë së Shtetit. Ata kanë dhunuar jo vetëm protestuesit por dhe gazetarët apo dhe fotoreporterin që u plagos.

Dua të them që është hedhur një sasi e madhe e gazit kundrejt protestuesve. Janë bërë më shumë se 66 arrestime, sot është bërë një gjyq politik. Aty ka njerëz që qëndrojnë në burg që nga protesta e 16 shkurtit, kjo është e padrejtë.”

Ai ka kujtuar gjithashtu edhe rastin e Dorjan Protoduarit duke e cilësuar si shembull për protestuesit dhe hero.

“Sa i takon Dorjan Protoduarin, Rama po e mban të mbyllur padrejtësisht, ai është një kryefamiljar dhe protestues shembullor. Por ne kemi një polici të kontrolluar nga lartë, kështu që priten këto gjëra.”

Sa i përket përdorimit të sasisë së gazit lotsjellës Kala është shprehur se e gjithë kjo tregon inatin e qeverisë për të ndaluar protesta të cilat jo vetëm që janë të drejta por dhe që nuk mund t’i ndalojë.

“Është vetëm inat i qeverisë. Ajo po kërkon t’i fik me çdo kusht këto protesta.  Emrat e të arrestuarve kanë qënë të skeduar.  Unë dua tju tregoj gjithashtu diçka të paprecedent, Armando Gecaj i cili mbahet me pranga në shtratin e spitalit.

Ai është keqtrajtuar dhe është mbajtur si një qen nga policia e shtetit. Rasti tjetër është fotoreporteri që ështa plagosur gjatë protestës , i cili ka qënë në krye të detyrës duke shkrepur foto, atij nuk i kanë dhënë ndihmën e parë në ambulancë. Ky fakt nuk është thënë.”

Aulon Kalaja e ka mbyllur fjalën e tij duke u shprehur se arrestimet, apo rastet e paprecedenta të dhunës nuk do I zbehin protestat dhe protestuesit.

“Përkundrazi do jenë më të forta sepse vendi po mbahet me dhunë dhe forcë. Duhet të kuptojmë se diktaturat kanë këtë sjellje me popullin e tij. Qytetarët nuk kanë frikë, dhe protestat do jenë cdo ditë më të mëdhaja. “

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2610720522491143/

Etiketa: Aulon Kalajprotesta e opozites
Pas

Vendimi i Parlamentit për vizat, reagon Ambasada Holandeze: Qeveria po shqyrton hapat që do të ndërmarrë

Para

Kapet me 9 kg drogë në makinë, arrestohet 45-vjeçari

Para
Kapet me 9 kg drogë në makinë, arrestohet 45-vjeçari

Kapet me 9 kg drogë në makinë, arrestohet 45-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.