Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli të bërë nag ana e policisë në mjetin e tij është gjetur një sasi prej 9 kg lënde narkotike Cannabis Sativa.
45-vjeçari me inicialet B.B., është arrestuar në flagrancë nga policia e Pogradecit në aksin rrugor Pogradec-Korçë teksa udhëtonte me mjetin e tij.
Mbi të ndaluarin rëndon akuza e veprës penale për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Informacion paraprak:
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sekuestrohet 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.B, 45 vjeç, banues në Golem.
Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin e tij në aksin rrugor Pogradec-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)