03:21 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Meta: Reforma në Drejtësi e njëanshme, kriza filloi në 2008. Flet edhe për vendimin e Parlamentit Holandez

22:09 | 16/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plotfuqishmëria e Bushatit, Meta vijon konsultimet, ja kë politikan do të presë nesër në Presidencë

Presidenti Ilir Meta shpesh ka bërë thirrje për dialog, ndërsa ka thënë se tani vendi është në një ngërç kushtetues. Presidenti ka treguar sipas tij, rrënjët e krizës politike, që ka mbërthyer vendin.

“Kriza fillon që me ndryshimet kushtetuese të 2008. Aty mund t’i gjejmë rrënjët e krizës që ka filluar të ashpërsohet dhe më shumë në këto vite. Ka patur një përpjekje nga të dy palët për të rritur tensionet. Është llogaritja gabim e dy palëve, për arsye të ndryshme mendojnë se mund të imponojnë në mënyrë jo demokratike. Ndryshimet kushtetuese të 2008, pastaj mënyra se si u implementua reforma në drejtësi”, tha kreu i shtetit.

Sa i përket ndërkombëtarëve, Presidenti foli me kritika: Ata janë pjesë e arritjeve tona dhe pjesë e mangësive tona. Nuk duhet të mbivlerësojmë faktorin ndërkombëtar, aq më tepër tani pas 3 dekadave.

Sipas Presidentit zbatimi i Reformës në Drejtësi është i njëanshëm dhe për këtë faktet janë të hapura.

“Zbatimi ka qetë tërësisht i njëanshëm, ka qenë i orientuar drejt emrave dhe jo standardeve”, theksoi Meta, ndërsa nuk nguroi të përmendte dhe togfjalëshin: “ndërkombëtarë të papërgjegjshëm”

Një kambanë alarmi, e ka cilësuar presidenti Ilir Meta votimin që ndodhi në Parlamentin e Holandës, i cili votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend.

“Nuk do të doja ta nisja si me krizën dhe me lajmin që na vjen nga Holanda. Akti i parlamentit holandez është i paprecedentë, sepse në dijeninë time nuk ka ndodhur më parë që të ketë një mocion të tillë për Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë. Sigurisht është një kambanë alarmi dhe ne na duhet të japim mesazhe më të forta për krimin e organizuar që nuk është një shqetësim jo vetëm për Holandën por edhe me vende të tjerë, siç mund të jetë Britania e Madhe.

Së dyti duhet të punojmë sa me ngushtë me Komisionin Europian që të mos keni më një situatë që mund të krijonte një perceptim negativ për Shqipërinë. Kjo na tregon që janë disa arritje që mund të jenë të cënueshme për vendin tonë. Kjo kërkon një reflektim dhe angazhim të fortë”, deklaroi Presidenti në emisioni “Përballë”.

I pyetur nëse ky votim i parlamentit holandez rrezikon përballë një efekti zinxhir, Meta nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Përderisa kjo ndodhi në Holandë, kjo nuk përjashtohet të ndodhë edhe në një vend tjetër, E rëndësishme është të reagojmë në mënyrë të përgjegjshme edhe ndaj qytetarëve tanë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, tha Meta.

Etiketa: ilir metangerci politikreforma ne drejtesisistemi zgjedhorvendimi i parlamentit holandez
Pas

‘Goditje e rëndë për qytetarët’, Basha për rikthimin e vizave: Nuk i besojnë qeverisë Rama

Para

“Zgjedhje fallco nuk do të këtë”, Basha: Si fillim të ndërshkohet krimi elektoral

Para
Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët, ja vendimi i rëndësishëm që është marrë

“Zgjedhje fallco nuk do të këtë”, Basha: Si fillim të ndërshkohet krimi elektoral

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.