17:10 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Polici kap prej fyti ish-deputetët, shtyjnë edhe gazetarët (Foto+Video)

10:46 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Polici kap prej fyti ish-deputetët, shtyjnë edhe gazetarët (Foto+Video)

Vijon të jetë mjaft e tensionuar situata mes banorëve dhe Policisë në zonën e Bregut të Lumit, teksa një efektiv ka kapur prej fyti dhe Klevis Balliun, ish-deputetin e PD-së dhe ka shtyrë duke dhunuar ish-deputetin e LSI-së Endrit Brahimllarin.

Qytetarët kërkojnë që të hyjnë në banesat e tyre, që do të shemben në mënyrë që të nxjerrin prej aty disa rroba, që të mund të vishen, pasi që prej mëngjesit janë nxjerrë jashtë me rrobat e gjumit siç kanë qenë.

Qytetari Avdi Peposhi këmbëngul që të hyjë në banesë, pasi thotë se aty ka dhe fëmnijën e miotur 1-vjeçar.

‘’Më lini që të marr rrobat, se kam qenë gjithë mëngjesin në komisariat, më lini që të marr rrobat”, është thirrja e Peposhit.

Në zonë kanë mbërritur më herët dhe ish-deputetë të opozitës, mes tyre dhe Endrit Braimllari, të cilët po ashtu janë shtyrë me forcë nga ana e punonjësve të Policisë, si dhe nuk janë kursyer as gazetarët e pranishëm.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se Erion Veliaj që inskenonte skandalin Griselda, tashmë ushtron dhunë të pajustifikuar në drejtim të qytetarëve.

”Njeriu që inskenoi Griseldën, që vrau Ardit Gjoklajn, sot dhunon qytetarët”, u shpreh Balliu.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme pritet që të shemben në total 15 banesa, ndërsa qytetarëve nuk iu është dhënë asnjë zgjidhje për strehim. Edhe 7 familjet që iu prishën banesat një javë më parë, tashmë gjenden me sytë nga qielli, dhe kanë marrë banesa me qera në zonë.

Mediat edhe sot nuk janë lejuar që të afron në zonë, ndërsa as përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nuk kanë dhënë asnjë prononcim për gazetarët.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: banoret e bregut te lumitBregu i Lumitkapin prej fyti deputetettensione te bregu i lumit
Pas

”Qeveria shqiptare po ofendon deputetët holandezë”, gazetari: 2/3 e parlamentit nuk janë populistë!

Para

Qëlloi me pëllëmbë vajzën te Bregu i Lumit, ja kush është shefi i komisariatit

Para
Qëlloi me pëllëmbë vajzën te Bregu i Lumit, ja kush është shefi i komisariatit

Qëlloi me pëllëmbë vajzën te Bregu i Lumit, ja kush është shefi i komisariatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.