14:19 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kukësi në eksod, 20 vite pas eksodit të madh

13:04 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kukësi në eksod, 20 vite pas eksodit të madh

Nga Artan Cena

Vetëm një ditë më parë në 16 prill në Kukës u përkujtua eksodi i madh, kur shqiptarët e Kosovës kaluan kufirin dhe mbërritën në Shqipëri.

Janë të paharruara pamjet e para të mbërritjes së kosovarëve në Kukës. Me rrobat e trupit, fëmijët në krahë dhe në një shi të butë, qindra kosovarë do të kalonin doganën e Morinit në Kukës në fillim të muajit prill 1999. Nuk do të kalonin as 24 orë dhe ato qindra shqiptarë të Kosovës do të bëheshin mijëra.

Brenda 1 jave qyteti i Kukësit, nga 20 mijë banorë që kishte do të dhjetëfishohej dhe më pas do të bëhej 500 mijë banorë. Brenda një kohe kaq të shkurtër qyteti i Kukësit dhe banorët e tij do të bëheshin epiqendra e botës, jo vetëm e botës shqiptare por e gjithë botës. Televizionet më të mëdha botërore do të zbarkonin në qytetin e vogël verilindor të Shqipërisë dhe situata do të bëhej ndërkombëtare.

Dhjetëra personalitete botërore, qindra organizata do të mbërrinin në Kukës për të menaxhuar krizën më të madhe të refugjatëve në Europë, që prej Luftës së Dytë Botërore. Këto pamje dhe vrasjet e civilëve që po bëheshin brenda territorit të Kosovës do të bënin që SHBA dhe Britania e Madhe të vendosnin për të sulmuar Serbinë dhe presidentin e saj Sllobodan Millosheviç.

Por kjo është e gjitha histori.

Kukësi që vetëm 20 vite më parë priti eksodin më të madh të shqiptarëve, sot është në eksod vetë. E lënë pas dore si zona më e varfër e Shqipërisë, por më pasuritë më të mëdha në vend, Kukësi sot është në krizë ekonomike dhe sociale. Qindra banorë janë larguar nga zona në vitet e fundit duke ikur jashtë Shqipërisë. Duke kërkuar një jetë më të mirë si azilantë se sa të jetojnë në Kukës.

Situata është bërë më e rëndë pas vendosjes së traut në Kalimash dhe faktit që aeroporti i Kukësit i bërë dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pikërisht për zemrën e madhe të kuksianëve vazhdon të jetë jashtë funksionit dhe me të vazhdohet të bëhet propagandë zgjedhore nga Edi Rama. Është pikërisht qeverisja e këtij njeriu që Kukësin që priti 500 mijë shqiptarë të Kosovës, e ka shpopulluar brenda 5 vitesh.

Asnjë investim nuk është bërë në Kukës që prej viti 2013, asnjë biznes nuk është dërguar në qytetin verilindor. Gjithçka është lënë në dorë të fatit dhe të vetë njerëzve atje, të cilët vetëm 31 marsin e vitit 2018 u ngritën në këmbë në revoltë pikërisht për shkak të riizolimit që Edi Rama dhe qeveria e tij po kërkonte tu bënte.

Kukësi aktualisht është i izoluar ekonomikisht nga qeveria e Edi Ramës, duke mos hedhur asnjë sy në atë zonë, duke mos dërguar asnjë investim, por duke bërë vetëm propagandë dhe duke u tallur me ata njerëz që jetojnë në vështirësi. Pikërisht revolta e kuksianëve ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, nuk është harruar nga ky i fundit që edhe vizitën e fundit në zonë e bëri me helikopter. Edi Rama është i pari kryeministër që nuk u fut dot në një qytet të vendit të tij, por vetëm në rrethina.

Sot 20 vite pas eksodit të madh të shqiptarëve të Kosovës, vetë Kukësi është në eksod për vete. Qindra e kanë lënë atë vend dhe qindra mendojnë të ikin.

Dhe kjo vetëm sepse Kukësi është braktisur nga qeveria e tij.

Etiketa: artan cenaeksodi kukes
Pas

Letra e infermierit të pushuar padrejtësisht: Një ditë do kthehem në punë po ti s’do jesh më drejtor!

Para

Dikur sfidonte Bashën për ‘t’i rrëmbyer’ kreun e PD-së, sot hyn në Kuvend

Para
Dikur sfidonte Bashën për ‘t’i rrëmbyer’ kreun e PD-së, sot hyn në Kuvend

Dikur sfidonte Bashën për 't'i rrëmbyer' kreun e PD-së, sot hyn në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Lezhë, një person mbytet në ujërat e lumit Mat

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari që përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte drogë

31 të vdekur nga bombardimet ruse në Kiev, Trump reagon ashpër: Sulme të neveritshme. Do të vendosim sanksione shtesë për Moskën

Tragjedi në Jerusalem! Punonjësi i kopshtit zoologjik u sulmua nga një leopard, ndërron jetë në spital pas plagëve të marra

Kosova heq taksën doganore për mallrat amerikane, Kurti: Dëshmon marrëdhënien e mirë që kemi me njëri-tjetrin

Dosja 5D/ Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë

Kodi i ri Penal, BE: Nuk ishim pjesë e hartimit të draftit, bëni konsultim gjithëpërfshirës me të gjithë institucionet e Drejtësisë

Stuhitë e shiut dhe përmbytjet godasin disa qytete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Kodi i ri Penal/ Rama sqaron dhe mediat: Qeveria një nga palët, ky draft s’kalon në Parlament pa vulën e Brukselit! Po shkojmë drejt BE dhe jo ish-Bashkimit Sovjetik!

El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.