Nje nga aktivistët i cili shpesh është në mbrojtjet të të drejtave të njeriurt, por i njohur njëkohësisht si bashkë-themelues i ‘Qendra për të Drejtat e Fëmijëve’ në Shqipëri është ndaluar sot nga një person i panjohur, i cili pretendon të jetë truproja i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Hazizaj është ndaluar për të marrë pjesë në një nga takimet publike që organizon Bashkia e qytetit me organizatat rinore.
Denoncimi ka ardhur nga vetë Hazizaj në llogarinë e tij në Facebook, ku ndër të tjera shprehet se nëse diçka e tillë i ndodh një personi I cili mbron të drejtat e njeriut, mendo se çfarë mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë.
Në fotot e publikuara tregohet dhe presoni i cili prentendon të jetë truproja i Erjon Veliaj, gjithashtu po nga fotot mësojmë se ky takim është mbajtur në qendrën rinore të Tiranës.
Postim i plotë:
SKANDAL! Bodyguard i panjohur qe pretendon qe eshte bodyguard i Kryetarit te Bashkise, sapo me ka ndaluar per te hyre ne nje mjedis publik dhe ne nje takim publik te Bashkise Tirane me organizatat rinore! CRCA Shqiperi do te beje nje reagim urgjent per kete sjellje te kundraligjshme! Kam njoftuar policine e Tiranes! Shpresoj qe ky skandal te zgjidhet menjehere!
Taksat e mia nuk paguhen per njerez te tille! Nese kete sjellje e bejne ndaj nje mbrojtesi te te drejtave te njeriut, mendo se cfare bejne bodyguards ndaj qytetareve te panjohur e te thjeshte! Jam sinqerisht i pafjale!