Pas vendimit të marrë nga shumica e parlamentit holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, dhe aludimeve nëse deputetja holandeze e CDA, Van Torenburg, që nisi procesin është ekstremiste apo ksenofobe, ka reaguar ish deputeti Ulsi Manja.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, shoqëruar edhe me një video në të cilën ish deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se “ky vend nuk i plotëson kushtet për tu bashkuar me Bashkimin Evropian”,me një gjuhë të ashpër drejtuar opozitës Manja shprehet se:
“A ka më ekstremist see ksenofob se një deputet shqiptar që del publikisht kundër interesave të vendit të tij ?A ka më ekstremistë e knofobë se ish-deputetë, ish-ministra, ish-kryeministra e ish-presidentë, që qeshin me vendime kundër vendit të tyre ?
Pasi vjellin çfarë munden, pasi pështyjnë mbi këdo e mbi vendin e tyre, pasi urojnë çdo të zezë për qytetarët e tyre, në fund mallkojnë të tjerët. Zot fali ti, se shqiptarët nuk munden t’i falin më !”