Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për dëmshpërblimin e banorëve që preken nga ndërtimi i segmentit të “Unazës së Re”. Vlera totale e pronarëve që do të dëmshpërblehen në bazë të këtij vendimi kap shifrën e rreth 1.2 miliard lekë (lexo ketu).
Ndërkohë gjatë protestës së sotme banorët e Astirit e kanë quajtur këtë vendim thjesht një tentativë përçarjeje që qeveria kërkon t’ju bëjë banorëve, të cilët protestojmë prej 6 muajsh.
Ata shprehën dsyhimet e tyre se kjo banorëve nuk ka për të ndodhur duke shtuar se banorët që i kanë banesat me letra tashmë janë në protestë dhe kërkojnë anulimin e plotë të projektit korruptiv.
“Ka nxjerr ky treçerek Erion Braçe një VKM se Kryeministrin e kemi në udhëtime jashtë shtetit. Ajo VKM është për të përçarë banorët e Unazës se Re. Ata që kanë letra i ke këtu në shesh, banorët duan të anulojnë projektin nuk duan asgjë tjetër. Pse tani jemi për anulim projekti? Sepse përveç se prishë shtëpitë tona, por është dhe korruptiv, është me letra falco. Ju bëj thirrje të gjithëve, do ketë njerëz që do mundohen të përçajnë, por këtu do jetë vetëm flaka që do i pres. Pa mëshirë, këtu nuk ka parti potitike, ka vetëm një kauzë të mbrojmë shtëpinë tona”, tha një prej banorëve.
Gjatë protestës foli edhe e ëma e Dorian Protoduarit e cila tha se autoritetet do të përballen me ta deri në vdekje.
“Do përballen me ne, po nuk anulove projektin. Do lësh kockat këtu, për ne është “O vdekje, o liri”. Të gjithë në korë “O vdekje o liri”. Si me letra si pa letra jemi të bashkuar. I themi atij Lali Erit, atij Lali fikut, një kancer atje t’u bëftë atje ku të dhëmbë më shumë se ke marrë taksat e popullit që nuk u ngope njëherë. O plehër, o maskara, o i pafytyrë. Dhe mos e devijo Lanën që të t’i japësh pallate atij trafikantit Edmond Bego”, tha Lindita Protoduari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)