Aleksise Tsipras e ka sfuduar hapur gjermanin duke i kërkuar dëmshpërblime për çështjen e luftës së dytë boterore.
Pas një diskutimi 12 të mërkurën qeveria greke u shpreh se do t’i kërkontë Gjermanisë dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara në Luftën e Dytë Botërore por nuk është shprehur se sa mund të arrij kjo shifër, megjithse një komision parlamentar i vitit 2016 zbuloi se dëmshpërblimi mund të kapte vlerën e 300 miliardë euro.
Ky ka qënë një nga premtimet e Tsipras gjatë fushatës së bërë në 2015 për të ngritur kështu çështjet të cilat greqinë e kanë ‘prekur’ emocionalisht. Qeveria tani mund të marrë “çdo veprim të përshtatshëm ligjor dhe diplomatik për të përmbushur kërkesat e Greqisë”.
“Athina tani do të dërgojë një “notë verbale” në Gjermani, e cila “do të lejojë hapjen e një dialogu mbi këtë çështje,” tha Tsipras.
Ndërkohë që vendimin e Greqisë e ka mbështetur dhe Polonia.Një veprim i tillë nga ana e shtetit grek mund të rrisë tensionet mes dy vendeve.