09:05 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Hyjmë në zgjedhje nëse…”, Lulzim Basha i shtron 3 kërkesa të rëndësishme Kryesisë

12:40 | 18/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Gazetarët nën trysni dhe të kërcënuar”, Basha mbledh tryezën për lirinë e medias

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi kryesisë marrjen e 3 vendimeve te rëndësishme, që lidhen me ecurinë e aksionit të opozitës.

Basha thotë se PD-ja do të regjistrohet në zgjedhje, vetëm nëse krijohen kushtet që ato të mbahen të lira, dhe të pandikuara nga krimi. Po ashtu Gazmend Bardhi është mandatuar për të negociuar me partitë e tjera opozitare, për garantimin e zgjedhjeve, që sipas PD-së nuk do të lejohen të jenë fasadë.

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.
  2. Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
  3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

Kujtojmë se Basha ka mbledhur sot kryesinë dhe ish-deputetët, ku do të diskutohet dhe lidhur me mbajtjen e protestës së radhës nga ana e opozitës.

Po ashtu në këtë takim pritet që të diskutohet lidhur me zgjedhjet lokale, për të cilat Basha nuk është shprehur qartësisht nëse PD-ja do të marrë pjesë. Kryedemokrati ka theksuar se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: lulzim bashambledhja e kryesise se PD
Pas

Prokurorja Dhorina Theodhori para KPK-së, asnjë problem me pasurinë

Para

Berisha zbulon emrat: Ja kush e porositi kokainën e kapur në Maltë

Para
Deklaratat e Ramës në Kongres, reagon Berisha: “Ta shporrim, ta shporrim, të shporrim kalbësirën!”

Berisha zbulon emrat: Ja kush e porositi kokainën e kapur në Maltë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ktheni pengjet në shtëpi”, Trump kthen vëmendjen te Gaza pas Iranit: Bëni një marrëveshje!

Moti sot/ Diell dhe temperatura mbi 30°C në gjithë vendin

Horoskopi për ditën e sotme, 29 qershor 2025

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.