I ftuar sot në studion e Fax news ka qenë Rigels Xhemollari drejtor i organizatës “Qendresa qytetare” për të folur mbi raportin e fundit që kjo qendër ka publikuar mbi shpenzimet e Universiteteve, shkarkimin e rektorit Koni dhe politikat studentore.
Xhemollari e nis fjalën e tij duke thënë që axhenda e drejtuesve të Universiteteve është kthyer në gjëndjen e mëparshme dhe se gjatës kohës kur u zhvillua protesta në dhjetor pati vëtëm një pezullim të saj.
“Protesta e dhjetorit e studentëve sinjalizoi disa arritje pozitive por pas protestës axhenda e drejtuesve ka mbetur e njejta. Paratë e studentëve shkojnë për luks, për makina, për tendera, për zyra, për çdo gjë tjetër por me asgjë që lidhen me cilësinë e mësimdhënies” tha Xhemollari.
Xhemollari u shpreh që ky raport publikuar nga Qendresa Qytetare ka marrë në shqyrtim transaksionet e Universiteteve 6 muajt e fundit. Nga analizat e kryera Xhemollari thotë se nuk investohet asnjë qindarkë për kërkimin shkencor dhe paratë shkojnë për gjëra luksi për drejtuesit e Universiteteve.
“Është një monitorim që ne e kemi bërë për një periudhë 6 mujore dhe kemi marrë në shqyrtim të gjitha transaksionet e kryera.
Protesta nuk ua ka prishur fare axhendën drejtuesve, dhe pse kemi parë kryeministrin ti hakërrehet rektorëve për shumat e shpenzuara, duket se kjo ka qenë një retorikë e tij. Vetëm 2 muaj pas protestës gjërat janë kthyer më keq se më parë.
Universiteti i Tiranës është më i madhi në vend dhe janë monitoruar të gjitha shpenzimet që janë kryer. Në të gjitha milionat e shpenzuar për kërkimin shkencor nuk është shpezuar asnjë qindarkë për kërkim shkencor, ka shpenzuar vetëm 550 euro për libreza dhe shumë më shumë për sigurinë e godinës.” u shpreh Rigels Xhemolalri.
Për Xhemollarin është e papranueshme që një shumë e konsiderueshme e fondit të shkojë për sigurinë dhe rojet duke qenë se janë ambiente universitare.
“Universitet kanë lidhur kontratë për sigurinë, nëse do bënin llogari 3 mijë studentë paguajnë për rojet.
Studentët nuk e dinë që paratë e tyre shkojnë për karburant makinash që përdoren nga administrata e fryrë e Universiteteve tona. Këtë gjë nuk e bën të ditur portali për transparencën e Universitetit.
Të gjitha universitetet kanë kontrata me të njëjtat kompani, jepen me tendera.
Nuk kemi të bëjmë më libra, laboratore, biblioteka me shumçka por vetëm për mësimdhënien nuk shkojnë paratë.
Ne na rezulton që ka para, buxheti është 10 milionë euro por që nuk menaxhohen mirë. Nëser rritet buxheti në 20 milionë të gjitha këto para përseri do shkojnë për luksin e zyrave, por jo për çështjen kryesore.
Faqet janë bunker dhe kanë vetëm foto të drejtuesve me student të bukur. Ne i marrim të dhenat nga thesari i shtetit, nga boletini i prokurimeve publike, raporti I Kontrollit të Lartë të shtetit.” vijoi idenë e tij juristi.
Xhemollari thotë që portali që krijoi Rama për trannsparencë shpenzimesh është shumë larg qëllimit të tij dhe bën thirrjëe për menaxhimin e fondeve nga drejtuesit pasi shumë të mëdha po shkojnë për shpenzime gjyqsore.
“Portali i transparencës u krijua për të informuar studentët se si shpenzohen paratë e tyre. Portali mban të dhena vetëm për fakultete dhe jo për gjithë Universitetin, kjo është bërë me qëllim.
Shpenzimet gjyqësore marrin një pjesë të mirë të buxhetit të studentët, për punonjës të hequr padrejtësisht nga puna dhe kjo gjë duhet të vihet disi në kontroll dhe personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi për këtë gjë.” tha aktivisti Xhemollari.
Ai shtoi gjithashtu që nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet apo universitetet për këtë raport.
Në lidhje me shkarkimin e rektorit Koni, Xhemollari thotë që në Shqipëri ka kulturë të pandërshkueshmërisë dhe çdo gjë zgjidhet nga Ministri pa transparencë.
“Sipas të dhënave tona shumica e drejtuesve të Universiteteve tona kanë probleme me ligjin. Ministrat bëjën raporte dhe thonë që ka bërë këto shkelje, por nuk e çon në Prokurori, ka një kulturë pandëshkueshmërie.” përfundoi Xhemollari.
(j.b/faxweb.al)