3 kandidatë nga listat e Partisë Demokratike kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke i hapur rrugë betimit të tyre në Kuvend.
Tre deputetët që pritet të betohen seancën e ardhshme janë: Artur Rroshi, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni.
Rroshi ka qenë pjesë e listave të PD-së në qarkun e Tiranës, ndërsa Staka dhe Shtjefni kanë qenë pjesë e listave të qarkut të Shkodrës.
Gjatë ditës së sotme KQZ vendosi që t’i japë mandatin e deputetit dhe kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.
KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri, Qarku Korçë, Andi Përmeti, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi dhe Qarku Tiranë, Erion Piciri.
Me zyrtarizimin e tyre në Kuvend, numri i opozitës së re shkon në 30 deputetë.
(E.K/FAXWEB.AL)