20:59 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Piratët”/ Zbardhen 12 vjedhje në Vlorë, arrrestohen dy persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

15:13 | 18/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Piratët”/ Zbardhen 12 vjedhje në Vlorë, arrrestohen dy persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia e Vlorës ka zbardhur 12 vjedhje, ku janë arrestuar dy nga autorët ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas burmeve policore  në pranga kanë rënë shtetasi me in iciale M.H., 29 vjeç dhe E.K., 25 vjeç.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, të dyshuar  edhe për kryerjen e një sërë  vjedhjeve të banesave. Zbardhen 12 vjedhje të ndodhura në periudha të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve si dhe për zbardhjen e atyre të  ndodhura më parë, bazuar gjithashtu edhe në informacione të siguruara në rrugë operative se një grup të rinjsh vidhnin banesa nëpër qytet, është  organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Piratët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H. Shtetasit M.H dhe E.K,  janë kapur në flagrancë në lagjen “28 Nëntori” duke vjedhur në  një banesë.

Ndërsa shtetasit A.M dhe L.H, pjesëtarë të grupit, në të njëjtën kohë kanë hyrë për të  vjedhur në një supermarket, ku dhe kanë mundur të largohen duke marrë vetëm steka me cigare.

Në vijim të operacionit, nga  veprimet hetimore intensive, janë zbardhur edhe 12 ngjarje të tjera (vjedhje) të ndodhura në kohë të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të listuara si më poshtë:

Më datë 16.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit S.M, në lagjen “29 Nëntori”.

Më datë 07.04.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.M, në lagjen “Isa Boletini”.

Më datë 30.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit L.Sh, në lagjen “Lef Sallata”.

Më datë 15.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, në lagjen “Pavarësia”.

Më datë 11.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit G.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 07.03.2019, është vjedhur banesa e shtetases L.Sh, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 05.03.2019, është vjedhur banesa e shtetasit B.T, në lagjen “1 Maji”.

Më datë 25.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.K, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Më datë 15.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit K.B, në lagjen “15 Tetori”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit F.F, në lagjen “24 Maji”.

Më datë 14.02.2019, është vjedhur banesa e shtetasit M.P, në lagjen “28 Nëntori”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penal

(B.K/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: vlorezbardhen 12 vjedhje
Pas

IKMT njofton shembjen e një pallati 5 katësh, do të përdoret 30 kg eksploziv

Para

Ambasadorja franceze komenton vendimin e Parlamentit Holandez: Ka një procedurë të tërë pas tij

Para
Ambasadorja franceze komenton vendimin e Parlamentit Holandez: Ka një procedurë të tërë pas tij

Ambasadorja franceze komenton vendimin e Parlamentit Holandez: Ka një procedurë të tërë pas tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

Kërcënimi i Iranit, Izraeli lëshon alarmin e kuq: Të gjithë qytetarët të strehohen në vendet e posaçme

Nga frika e sulmit të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërpret deklaratën live

Izraeli justifikon sulmin ndaj Iranit, i dërguari në OKB: Vendimi nuk u mor lehtë

Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

Izraeli zgjeron operacionin ushtarak ndaj Iranit, sulme të tjera ndaj një centrali bërthamor në jug të Teheranit

Familjet e viktimave të aksidentit ajror në Indi japin mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e të dashurve

Zjarri në klubin e natës vrau 62 persona, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave! Mes tyre ish-ministra e drejtorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.