10:46 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet Mimi Kodheli: Vizat me Holandën nuk do të rikthehen, kemi fakte se ka lobuar opozita

17:24 | 18/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet Mimi Kodheli: Vizat me Holandën nuk do të rikthehen, kemi fakte se ka lobuar opozita

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte e ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku foli për disa ngja ngjarjet më të fundit të aktualitetit politik në vend.

Ish-ministrja Kodheli e vuri theksin te rikthimi i regjimit të vizavet të shtetit të Holandës me  Shqipërinë, sipas Kodhelit kjo gjë nuk do të ndodh, duke nënvizuar se në këtë çështje kanë ndikuar Partia Demokratike me anë të lobimit të saj, duke krijuar një opinion negative në sytë e Holandës.

“Të them të drejtën kam pas një koment të shkurtër  dhe dje,  lidhur me këtë vendim të këtij parlamebnti, të gjitha parlamente në Evropë janë të lira të marrin vendime, qeveria holandeze ka marrë një qëndrim tjetër i cili ka qenë sa  eksplicit dhe i qartë në vendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët ka një  problematikë në përgjithësi Evropa sot, lindja, zhvillimi, lulzimi i forcave të djathta ekstreme dhe ksenofobe në raport me banorët që nuk janë nga këto vende respektive.

Ata janë në prag të zgjedhjeve Evropiane dhe shumë  parti të djathta ekstremiste duan të marrin vota duke përdorur këtë mënyrë për të goditur steriotipet shqiptare, ne nuk jemi në top lista të keqdashësve, apo të shkelësve të ligjit, për të ndodhur regjimi i vizave do të duhet që gjithë parlametet  e BE-së  të votonin në mënyrë absolute, nuk do të ndodh rikthimi i vizave, shqiptarët nuk duhet të frikësohen, ne kemi punuar fortë që Shqipëria të mos ketë kufizime në rikthimin e vizave, Shqipëria  ka bërë detyrën e saj në rrugën drejt BE-së, duke qenë të rregullt madje ne duhet të  punonim më shumë edhe për Kosovën që t’i hiqeshin vizat, e jo më të diskutojmë çështjen e rikthimit të vizave.

E pyetur nëse opozita ka ndikuar në vendimin e qeverisë holandeze nëpërmjet lobimit, Kodheli u shpreh e bindur se ka fakte dhe të dhëna që opozita shqiptare ka ndikuar në këtë proces.

“Ne nuk mendojmë, ne kemi fakte të qarta se çfarë është thënë dhe si është punuar në mënyrë që të përfitohet ky opinion negativ , personalisht kam udhëtuar dhe kam takuar homologët të cilët janë çuditur se si shqiptarët e shqipërisë  kanë këto opinione negative”.

E pyetur nëse do të ketë dritë jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Kodheli u shpreh se dukeqënëse në maj janë zgjedhjet Evropiane , çelja e negociatave do të ngadalësohet pak, pasi do të kemi një riformatim të Parlamentit Evropian.

“Në fund të majit Parlamenti Evropian do të ribëhet me anëtarë të rinj, dhe kjo e vështirëson dhe e shtyn pak procesin e hapjes së vizave , nuk di se si do të ndodh, por do doja që komisioni të jepte një vendim të saktë.

Ne  do të hyjmë në zgjedhje, opozita duhet të ishte aty ato mandate nuk duhet të ishte ne duhet të ishim të bashkuar për hapjen e negociatave.

Opozita e re janë formuar grupet, sot Hajdari ka ndarë opinione të kundëra me kryeministrin, fakti që nuk ka balt mbi mazhorancën nuk do të thotë që nuk ka opinione të kundërta apo  kundërshti politike”.

E pyetur nëse protesta e opozitës ,  po e bën qeverin të reflektojë, ish ministrja u shpreh se ka një reflektim pasi qeveria po mundohet të bashkëpunojë me qytetarët dhe të vetëkorrigjohet.

“Po sigurisht që reflektojmë por nuk e bëjmë vetëm me ata që por me të gjithë qytetarët që i takojmë çdo ditë , i dëgjojmë gjithmonë, bashkëpunojmë  me anë të portalit bashkqeverisë, sigurisht që kemi nevojë për korrigjim se qeveria është si një familje, ku kryetari I familjes mban përgjegjësi për gabimet e bëra dhe mundohet të korrigjohet”.

Kodheli ka folur edhe për dislokimi ieushtrisë në Rinas si një nevojë urgjente pas ngjarjes së rëndë, dhe sipas saj Ministrja e Mbrojtjes ka vepruar në mënyrën e duhur.

“Aeroporti I Rinasit është pjesë e rëndësisë së veçasntë , forcat e ushtrisë janë gjithmonë aty, ajo është një njësi që ruhet ka një nevojë të ruhet për shkak të ngjarjes që ndodhi, ishte një ngjarje e rëndë për arsye apo për faje të cilat nuk i di , gjë që i takon gjykatës, është ngjarjëe e rëdë në një vend ku nuk  duhet të hyjë as miza pa leje , dhe hyn një grup kriminal kjo  vë në rrezik jetën e  qytetarëve,  dhe për këtë arsye duhet të ndryshojnë rregullat.

Nuk besoj se Ministrjae Mbrojtjes nuk i ka dhënë informacione, kur flasim për një veprim ushtarak , ky është njëv eprim që nuk e merr ministri po shefi i shtabit, ministri nuk merr vendime,kështu që patjetër Ministri i Mbrojtjes duhet të informojë presidentin, kryeministrin”.

(B.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: vizat me holanden. mimi kodheli
Pas

Elio Laze përgënjeshtron qeverinë: Ja si e ‘zhvat’ pushteti i Rilindjes Policinë

Para

Salvini midis 100 personave më të fuqishëm në botë, mund të dominojë politikën Europiane

Para
Salvini midis 100 personave më të fuqishëm në botë, mund të dominojë politikën Europiane

Salvini midis 100 personave më të fuqishëm në botë, mund të dominojë politikën Europiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, policia jep detajet e rastit të pazakontë

U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri i Prokurimeve Publike paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

Forcë e tepruar kundër protestuesve në Serbi, reagon Komisionarja Evropiane

Lavrov uron amerikanët për ditën e pavarësisë së SHBA-së: Shpresoj të arrijmë stabilitet në marrëdhënien tonë

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Itali, raportohet për 10 të plagosur(VIDEO)

Nis rinumërimi i votave të Durrësit, hapen 5 nga 290 kuti

Hezbollahu nis një proces strategjik pas luftës me Izraelin

Roskovec /Vijon operacioni “Koordinata”, arrestohen dy vëllezër për kultivim të bimëve narkotike

Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë, shkon në selinë rozë me bllok në dorë

Zjarr në kabinën elektrike të një pallati banimi në Gjirokastër, çfarë dyshohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.